E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana Te denuar te fitojme

Mesfushori i fuqishem i Kombetares shqiptare Lorik Cana pati shume pune ne Rumani per te bllokuar ofensiven kundershtare por per lojtari i Gallatasarajit ne kampionatin turk e ka te qarte se ndeshje kunder Luksemburgun nje kundershtari modest Kombetarja duhet te ndryshoje stilin e lojes.

Ne konferencen per shtyp perkrah trajneri Kuzhe ish-kapiteni i Marsejes ne France dhe Sanderlendit ne Angli tha Ndoshta tani kemi me pak cilesi ne skuader pasi dikur kemi pasur emra me te medhenj por tani funksionojme me mire ne grup. Ky mendoj se eshte dhe shkaku sepse ne gjashte ndeshjet e fundit nuk kemi humbur dhe kemi pesuar vetem nje gol.

Shqiperia me perfundimin e ndeshjeve eliminatore te Boterorit 2010 kur humbi thellesisht 4-1 me Suedine ne transferte ka zhvilluar pese ndeshje miqesore dhe nje zyrtare ku barazoi 0-0 me Estonine ne Talin e fitoi kater te tjera rresht me Irlanden e Veriut Malin e Zi Andorren dhe Uzbeksitanin te gjitha 1-0 perpara se te pesonte golin e vetem ne barazimin 1-1 ne zyrtaren me Rumanine ne Pietra Neamt kater dite me pare.

Pika qe morem ne Rumani na beri me krahe. Ishte nje rezultat fantastik por nuk duhet te harrojme asnjehere se ne nuk e kemi luksin qe te behemi euforike - tha lojtari me i shtrenjte ne historine e futbollit shqiptar per te cilin ne vetem tri levizjet e fundit te tij nga Paris Sen Zheremni te Marseja nga Marseja te Sanderlendi dhe nga ky i fundit te Gallatasaraji jane shpenzuar jo pak por 14.5 milione euro.

Zevendeskapiteni i Kombetares percolli te njejti mesazh taktik per ndeshjen kunder Luksemburgut. Duhet te mbajme me shume topin dhe te sulmojme me shume. Kjo eshte nje nga ato ndeshje ku ne jemi te denuar te fitojme. Perballe do te kemi nje ekip qe vetem do te mbrohet por ne ia dolem edhe kunder Andorres e mendoj se do tia dalim edhe kesaj here - perfundoi Lorik Cana i cili ishte pjese e formacionit titullar te Shqiperise ne dy fitoret 2-0 dhe 3-0 kunder Luksemburgut ne eliminatoret e Euro 2008-s.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene 06 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›