E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzaka Tri pike me Luksemburgun

Gjergji Muzaka goli i te cilit tri minuta perpara perfundimit te ndeshjes i dha barazimin 1-1 Shqiperise me Rumanine ne Pietra Neamt deklaroi se Kombetarja eshte shume e motivuar per ndeshjen e radhes kunder Luksemburgut edhe pse kundershtari i radhes eshte ne leter skuadra me e dobet ne grup.

Besojme se do te marrim patjeter tri pike dhe do te bejme loje te bukur per te kenaqur tifozet - tha Muzaka i cili pritet ta nise si titullar takimin e dyte te perfaqesueses ne eliminatoret e Kampionatit Europian 2012.

Shqiperia me trajnerin Oto Baric ne bankine e mundi dy here ne eliminatoret e Euro 2008-s 2-0 ne Tirane dhe 3-0 ne Luksemburg me Edmond Kapllanin protagonist ne shenimin e tre nga pese golat e realizuar kunder vendit me mbi 500 mije banore.

Shqiperia nuk humbet prej 14 tetorit te vitit 2009 kur kuqezinjte deshtuan kunder Suedise 4-1. Prej atehere ne gjashte ndeshje nje zyrtare Rumani dhe pese miqesore Estoni Irlande e Veriut Mali i Zi Andorra dhe Uzbekistani Kombetarja ka arritur kater fitore dhe dy barazime.

DY NDESHJET KUNDER LUKSEMBURGUT
ELIMINATORET EURO 2008

SHQIPERI-LUKSEMBURG 2-0
Shenues Kapllani 37 Haxhi 57
2 qershor 2007 Qemal Stafa Tirane

Shqiperia Beqaj Curri Dede Dallku Haxhi Vangjeli 73 Cana Skela Duro Berisha Mukaj 46 Bushi Salihi 75 Kapllani. Trajner Oto Baric.

Golat
1-0 Ne minuten e 37-te Bushi morri nje top nga Cana u fut ne zonen e rreptesise leshoi diagonalisht nje top brenda zones se vogel dhe Kapllani finalizoi.
2-0 Ne minuten e 57-te erdhi dhe goli i dyte i Shqiperise kur kapiteni Altin Haxhi finalizoi me nje goditje te thate brenda zones pas nje harkimi te Ervin Skeles.

LUKSEMBURG-SHQIPERI 0-3
Shenues Skela 25 Kapllani 37 72
6 qershor 2007 Luksemburg

Shqiperia Beqaj Dede Haxhi Dallku Curri Cana Mukaj 77 Xhafaj Skela 60 K.Duro Bogdani Kapllani Bushi 67 Berisha. Trajner Oto Baric.

Golat
1-0 Skela kaloi ne avantazh Shqiperine ne minuten e 25-te fale nuhatjes se tij.
2-0 Ne te 37 Edmond Kapllani realizoi me koke golin e dyte per Shqiperine.
3-0 Ne minuten e 72-te Kapllani e coi rezultatin ne 3-0 pas nje asisti te dhene nga Besart Berisha.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene 06 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›