Kuzhe Jo euforike me Luksemburgun

Fitorja e fundit ne eliminatoret e nje Kampionati Europian per Shqiperine eshte regjistruar pikerisht ndaj Luksemburgut 3-0 ne Xhosi Bartel me 6 qershor te vitit 2007 e qe vlente per kualifikueset e Euro 2008-s. Kjo fitore ishte dhe e dhjeta e kuqezinjve ne fushatat europiane.
Ne bankine atehere ishte kroati Oto Baric i cili ia doli te fitoje edhe ne Qemal Stafa me rezultatin 2-0.
40 muaj me pas me 7 shtator ne Qemal Stafa 2015 eshte serish Luksemburgu qe mund ti dhuroje Kombetares fitoren e 11-te ne nje ndeshje jubilare te 75-n e kuqezinjve ne kompeticionin me te rendesishem europian ne nivel perfaqesuesesh.
Trajneri aktual i Shqiperise Josip Kuzhe - tekniku i 17-te i Shqiperise qe ka drejtuar ne eliminatoret e nje Boterori apo Europiani- kunder Luksemburgut modest synon as me pak dhe as me shume por fitoren e pare te Shqiperise ne eliminatoret e Euro 2012-s.
Ne ndeshjen me Luksemburgun duhet patjeter te fitojme dhe nese nuk marrim rezultat pozitiv do te ishte nje deshtim i madh pasi do te benin tre hapa prapa duke u rikthyer aty ku ishim. Nuk eshte nje ndeshje e lehte por mund tia dalim pasi kemi bere prova per ndeshje si kjo - theksoi kroati 57-vjecar Kuzheja nje ish-lojtar i njohur i Dinamos se Zagrebit dhe me pas trajner 11 skuadrave ne nivel klubesh dhe dy ne nivel kombetaresh Ruanda dhe Shqiperia.
Ne fakt ne miqesoret e fundit Shqiperia fitoi me Andorren e Uzbeksitanin skuadra pak a shume te formatit te Luksemburgut duke i konsideruar ndeshjet me Malin e Zi dhe Irlanden apo Estonine si te nje tjeter niveli.
Nese kunder Rumanise Kuzheja arriti te marre nje barazim te cmuar duke rreshtuar nje skuader me nje sulmues te paster ne sul por me vije mbrojtese te ngjeshur ne gjysmefushen e saj thuajse 8 lojtare me detyra te qarta mbrojtese kunder Luksemburgut trajneri e beri te qarte se do te luaje me dy sulmues Erjon Bogdani dhe Hamdi Salihin ky i fundit ka shenuar tre gola ne kater ndeshjet e fundit te perfaqesueses.
Do te luajme me dy sulmues Bogdanin dhe Salihin. Ajo qe me mundon eshte nese do te luajme me nje apo dy mesfushore shkaterrues - tha Kuzhe ne konferencen per shtyp ne prag te ndeshjes se tij te 12-te me Shqiperine si trajner.
Mesfushori i Dinamos Gjergji Muzaka ka fituar perfundimisht vendin e titullarit si mesfushor i majte duke fituar duelin me mesfushorin e Lask Lincit ne Austri Klodian Duron.
Goli i Muzakes ne ndeshjen me Rumanine ka qene nje veprim i mrekullueshem qe solli dhe nje rezultat pozitiv. Ai do te jete titullar - tha trajneri i cili nuk e fshehu aspak kenaqesine e tij kur permendi emrin e lojtarit te kampioneve ne fuqi te Shqiperise.
Ne morem ate per te cilen ne vajtem ne Rumani 1-1. Ishte dicka e madhe por ne nuk duhet te jemi euforike por te jemi gati per te luajtur ate te cilen une e konsideroj ndeshjen tone me te rendesishme te kualifikueseve. Luksemburgu do te vije ne Tirane per te njejtat arsye per te cilat ne udhetuam ne Rumani dhe nese ne nuk do te jemi gati ata mund te na vjedhin ndonje pike apo me shume - theksoi Kuzhe qe mesa duket ka pasur parasysh edhe statistikat e Luksemburgut ne fushaten e tij te fundit nderkombetare.
Ne fakt ne eliminatoret Boterorit 2010 Luksemburgu regjistroi kulmin e tij ne arenen nderkombetare duke zene vendin e 5-te nje grup me 6 skuadra fale nje fitoreje me Zvicren 2-1 dhe dy barazimeve pa gola me Moldavine pikerisht kete te fundit la pas vetes skuadra luksemburgase 1 fitore 2 barazime 7 humbje Shqiperia ne eliminatoret e Boterorit 2010 1 fitore 4 barazime 5 humbje.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene 06 Shtator 2010