Cana: Zhgënjim? I morëm 4 pikë Norvegjisë
TIRANE - Ndryshe nga një ditë më parë, ku Tirana ishte mbushur me ngjyrat kuqezinj, e shtuna ka qenë krejt ndryshe dhe i është kthyer jetës së saj së zakonshme. Megjithatë, jo vetëm në Tiranë, por kudo ku ka shqiptarë, bisedat e para nëpër kafene ishin për Kombëtaren dhe ecurinë e saj në këto eliminatore të Botërorit. Dikush ka qenë i mërzitur për barazimin, duke e quajtur atë si humbje, dikush tjetër rezultatin e duhur, pasi ishin përballë një kundërshtari të fortë si Norvegjia. Por më kryesorja është se shqiptarët vazhdojnë të besojnë në ëndrrën e tyre drejt Botërorit të Brazilit 2014. Slogani më i ri është: “Unë (sërish) Besoj!”
LORIK CANA
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, nuk ka mundur të jetë në fushë për shkak të pezullimit me kartonë, kështu që i ka përjetuar emocionet nga shkallët e stadiumit. “Më vjen keq që nuk fituam. Më vjen keq që s’e arritëm fitoren. Nuk do ta quaja kurrsesi zhgënjim, mos harroni, i kemi marrë 4 pikë Norvegjisë, nuk janë pak. Golin mund ta pësonim edhe pas dy apo katër minutash nga momenti kur u ndëshkuam. Mund të ekzekutohen shumë goditje këndi dhe të shpëtosh, por vjen një dhe e pëson. Çani në fund kishte një rast për të shënuar, por edhe gjatë lojës kemi pasur shumë të tillë. Deri në fund ka edhe katër finale dhe ne duhet të besojmë. Ndeshjet e shtatorit janë decizive dhe aty do të shihet nëse Shqipëria do ta hedhë hapin e madh ose jo”, - tha futbollisti i Lacios, i cili gjithashtu ka bërë me dije se në ditët në vijim do të jetë disa ditë me pushime me familjen.
ANALIZA
Cana nuk pranon asnjë kritikë për lojtarët që ishin në fushë, kur thotë: “Futbolli nuk është si boksi, që fitohet me pikë, sepse nëse do të ishte kështu, atëherë ne do kishim fituar. Por kemi pësuar golin, i cili na e prishi disi gëzimin. Edhe nëse do të kishim fituar, nuk do kishim ndonjë arritje të madhe, por do të kishim hedhur një hap shumë të mirë drejt kualifikimit. Për mendimin tim, gara për vendin e dytë në renditje në grupin ku bëjmë pjesë do të luhet deri në ndeshjen e fundit. Barazimi nuk është një rezultat negativ, por duke qenë se në stadium ka pasur tifozë të shumtë që prisnin fitoren, jemi disi të hidhëruar. Megjithatë, për këtë skuadër nuk mund të themi asgjë më shumë, pasi me lojën që zhvilloi ajo, vetëm mund të krenohemi”.
SITUATA
Situata është e komplikuar disi, por Shqipëria vijon të mbetet e dyta në grup. Kuqezinjtë kanë një kalendar të vështirë përpara, teksa nga 4 ndeshje, 3 janë në transfertë dhe vetëm një në shtëpi me Zvicrën. Fillimisht Shqipëria do të ndeshet me Slloveninë në transfertë dhe po jashtë do të ndeshet në Islandë, ndeshja këto që do të luhen në fillim të shtatorit. Ndërsa në fillim të tetorit do të presim Zvicrën në Tiranë dhe në fund ndeshja me Qipron në Nikosia. Mundësitë janë, por ndoshta me pak fat dhe duke u kombinuar me rezultatet e rivalëve tanë në grup, Shqipëria ka shanse të renditet e dyta në grup, që do të thotë pastaj një mundësi për të shkuar në Brazil.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)