Librazhd, dhunohen zyrat elektorale, grisen posterat e PD-së
LIBRAZHD - Zyra e shtypit e Partisë Demokratike bën të ditur se në Librazhd janë dhunuar zyrat elektorale, ku janë grisur posterat e banderolat elektorale të PD-së.
Duke akuzuar mbështetësit e PS-së, Partia Demokratike thekson se “Gjatë orëve të vona të natës së djeshme, zyra e PD-së, është bërë objekt i një sulmi vandal nga persona të identifikuar si aktivistë të Partisë Socialiste. Strukturat lokale të Partisë Demokratike kanë denoncuar pranë organeve kompetente, dhunën e përsëritur, të ushtruar ndaj zyrës elektorale, si dhe i bëjnë thirrje PS-së të ndalë presionet dhe provokimet.”
“Incidenti në Librazhd vjen pak orë pas atij në sheshin “Gensher” të Elbasanit, ku policia Bashkiake me urdhër të kryetarit të Bashkisë, Qazim Sejdini s’lejoi aktivistët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të zhvillonin aktivitetet e tyre elektorale, duke tejkaluar kështu çdo normë ligjore për tubimet dhe aktivitetet elektorale të partive politike.”- vijon më tej njoftimi i PD-së, dega Elbasan.
“Qëllimi i Partisë Demokratike ka qenë dhe mbetet zhvillimi i një fushatë të qetë dhe qytetare e bazuar mbi ide, alternativa dhe projekte konkrete. Siç duket, Partia Socialiste, në kushtet e mungesës së një platforme të besueshme për tu paraqitur para qytetarëve, i ka mbetur veç të prodhojë incidente me qëllim tensionimin e situatës elektorale.”- përfundon njoftimi.
(er.nu/BalkanWeb)