E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana ben per vete edhe Gallatasarajin

Lorik Cana nuk mund te gjente nje ndeshje me te mire per te fituar zemrat e tifozeve te cmendur te Gallatasarajit. Mesfushori i perfaqesueses shqiptare ka luajtur vetem 67 minuta ne derbin ndaj Fenerbahces 0-0 qe shihet edhe si ndeshja kryesore e kampionatit turk. Duelet e tij ne fillim me Niang me pas me Emre dhe ne fund me brazilianin Aleks bene qe mediat turke ti kushtonin nje vemendje te madhe. Titulli Dashuria e re e tifozeve dhe fotoja e Lorik Canes ne dyluftim me Emre mbizoteronte ne shume gazeta turke diten e djeshme duke nisur nga Fanatik 365 Gunspor apo edhe uebsajte te ndryshme ne internet. Ne takimin e se dieles qe eshte teper i famshem per rendesine qe ka per dy tifozerite e Stambollit Cana ka luajtur vetem me dy dite stervitje. Ai pesoi nje demtim ne perplasjen me Edin Xhekon me 8 tetor gjate ndeshjes Shqiperi-Bosnje 1-1 dhe gjate gjithe kesaj kohe i eshte dashur te punoje me shume ne palester. E megjithate kjo nuk e ndaloi te ishte nje nga me te miret ne fushe. Ne vecanti ne minuten e 19-te Niang mori nje goditje te forte ne stomak ndersa Emre perfundoi i shtrire ne toke nga nje perplasje me Canen. Mjaftuan keto dy momente qe shqiptari te fitonte zemrat e tifozeve - shkruan Fanatik ne shkrimin e saj. Loriku arriti qe ne cdo moment te neutralizonte edhe brazilianin Aleks ne mesfushe - komenton me tej ajo. Uebsajti medya73.com komenton gjithashtu se nen drejtimin e Haxhit mesfushori kuqezi gjeti shume shpejt vendin e titullarit ndersa tekniku rumun i Gallatasarajit duket se e konsideron qe tani zgjedhje te pare 27-vjecarin kuqezi. Me paraqitjen ne derbi Cana duket se e ka siguruar vendin per takimin me Antaliasporin - shkruhet ne te. Nderkohe per 365 Gun Spor Rajkard eshte treguar shume i ngurte ne zgjedhjet e tij duke mos i dhene asnjehere shansin nje futbollisti te blere per 5 milione euro. Sipas saj holandezi nuk kishte kurajo te ndryshonte shpesh formacionin sidomos pasi arrinte te fitonte ndonje ndeshje. Ndeshja ndaj Fenerbahces ishte e para per rumunin George Haxhi ne stolin e Gallatasarajit. Me ardhjen e tij Lorik Cana shpreson te kete me shume minuta per te luajtur duke qene se Rajkard nuk i besoi aq shume. Ndryshimet jane gjithnje te frytshme - ka komentuar Cana per trajnerin e ri te Gallates i cituar nga fotomac.com.tr. - Me Haxhin duket sikur jemi shoke skuadre dhe kam besim se do te jem me mire me te - shtoi ai. Nderkohe i pyetur per barazimin 0-0 ndaj Fenerbahces qe mendohet si nje pike kthese per skuadren e Gallatasarajit Lorik Cana eshte shprehur me nje metafore Luajtem nje ndeshje te mire. Ne mesfushe dukeshim si qeni qe nuk i ndahet prese se tij pasi vrapuam shume. Nese vazhdojme keshtu ju siguroj qe e ardhmja e ekipit do te jete e mire.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›