E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi eviton Pacuken

Ne mesditen e djeshme ne Zyrih te Zvicres u hodh shorti per Boterorin e Klubeve qe do te zhvillohet ne Emiratet e Bashkuara Arabe prej 8-18 dhjetorit. Kampionet e Evropes do te luajne direkt ne gjysmefinale ashtu si Internacionali i Porto Alegres fitues i Kupes Libertadores. Kundershtari i zikalterve do te jete njeri mes Al Uada kampion i Emirateve te Bashkuara Hekari Junajtid kampione e Oqeanise koreanojugoreve te Seongnamit dhe iranianeve te Zob Ahanit. Ne gjysmefinale kunder Interit do te shkoje fituesi i perballjes mes kampioneve te Azise qe do te percaktohet me 13 nentor ne Tokio nga sfida mes Seongnamit Kore e Jugut dhe Zob Ahanit Iran me fituesen e ndeshjes hapese te turneut mes te zoteve te shtepise Al Uada dhe Hekari Junajtid. Kurse gjysmefinalja tjeter ve perballe brazilianet e Internacionalit me fituesin e takimit mes meksikaneve te Pacukes dhe fituesve te Kupes se Afrikes. Kjo e fundit do te dale nga perballja mes Tp Mazembe Kongo dhe Esperance Tunizi qe do te zhvillohet mes 12 dhe 14 nentorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›