E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana beson: “Champions, jo e pamundur”

Edhe pse përkohësisht Olimpiku i Marsejës e ka humbur vendin e tretë në javën e fundit, kapiteni shqiptar Lorik Cana beson se ekipi i tij i ka të gjitha shanset për t'u kualifikuar në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm. Cana ka në Francë një profil të fortë sportiv dhe është i pranishëm thuajse në të gjitha mediat sportiv të vendit transalpin.
Kapiteni i Marsejës beson: "Ne kemi humbur një takim të rëndësishëm për kualifikueset e Ligës së Kampioneve. Por, janë akoma dhe dy ndeshje në kampionat dhe janë gjashtë pikë në lojë. Ne do t'i luajmë kartat tona deri në fund. Vendi i tretë është i vështirë, por jo i pamundur", - deklaroi lojtari i Kombëtares shqiptare për "But Marseille".
Kur kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i sezonit, Marseja ndodhet në vendin e katërt me 58 pikë, dy më pak se Nansi (60). Marseja do të luajë me Mansin në transfertë dhe Strasburgun në shtëpi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›