E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toski mërzitet, humbet ndeshjen me Shalken

Ylli i ri futbollit shqiptar në Gjermani, Faton Toski, i cili luan me Eintrahtin e Frankfurtit do të humbasë pikërisht një përballje shumë të cmuar për të, atë së shtunës kundër Shalke 04.
21-vjecari Toski, autor i dy golave në Bundesligë gjatë këtij sezoni (13 ndeshje) shënoi pikërisht golin e tij të parë në kampionatin maksimal gjerman pikëtrisht kundër Shalkes, në barazimin 2-2.
Toski, i cili preferohet edhe nga trajneri holandez i Shqipërisë, Ari Han, pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit kundër Shutgardit, të humbur 4-1, por shqiptari, i cili ka dhe pasaportë gjermane dha asistin e golit të vetëm të ekipit të tij të realizuar nga Amantidis.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›