Statistikat e Vllaznise ne Kupën e 56-te

Vllaznia e meritoi Kupën e Shqipërisë edhe në pikëpamjen e statistikave të këtij edicioni. Në nëntë ndeshje të luajtura nga turi i parë, skuadra shkodrane fitoi 7 takime dhe barazoi 2, me golaverazhin e përgjithshëm 26-6.
Rruga e skuadrës shkodrane drejt finales nisi me eliminimin në turin e parë të Naftëtarit (3-2, 6-1), në turin e dytë të Besëlidhjes (1-0, 0-0), Besës në turin cerekfinal (2-2, 5-1) dhe Dinamos në gjysmëfinale (4-0, 3-0). Në finalen e luajtur në Elbasan, Vllaznia fitoi bindshëm 2-0 me gola të Gilman Likës dhe Xhevair Sukajt.
STATISTIKAT E PERBALLJEVE HISTORIKE
Vllaznia e Tirana janë ndeshur midis tyre në faza të ndryshme në 19 edicione. Raporti i kualifikimeve është 11-8 për Tiranën.
Në total në Kupën e Shqipërisë dy ekipet janë ndeshur midis tyre 29 herë: 16 fitore Tirana, 10 fitore Vllaznia dhe 3 barazime.
Në cerekfinale dy ekipet janë ndeshur 6 herë, duke filluar nga viti 1951, ku shkodranët i fituan të dyja takimet me rezultatin 2-0. Në vitin 1963, ishte Tirana që i fitoi takimet me rezultatin 1-0. Në vitin 1964 fitoi Vllaznia 1-0. Në vitin 1987 Vllaznia fitoi 2-0, ndërsa Tirana 1-0. Në vitin 1990 Tirana fitoi 1-0, ndërsa Vllaznia 2-0.
Në gjysmëfinale dy ekipet janë përballur 4 herë. Në vitin 1952 Tirana fitoi 4-1, në vitin 1968 Tirana fitoi 1-0, në vitin 1971 Tirana fitoi 3-2, ndërsa në vitin 2000, Tirana fitoi 1-0 në Tiranë dhe 3-1 në Shkodër.
PESË FINALET
1979: Tirana-Vllaznia 5-3, 2-1
1986: Tirana-Vllaznia 3-1
1999: Tirana-Vllaznia 0-0 (3-0 me penallti)
2006: Tirana-Vllaznia 1-0
2008: Vllaznia-Tirana 2-0
Bilanci: 4 herë fituese e Kupës Tirana, 1 herë Vllaznia.