Cana, dietolog privat për të ulurmbipeshën
TIRANE-Klubi i Gallatasarajt i ka rekomanduar Lorik Canës një specialist privat dietash për të ulur disi peshën e trupit. Sipas asaj që shkruan e përditshmja turke "Sabah", mesfushori i kombëtares shqiptare nuk ka qenë në nivelet që pritej deri në këto momente dhe një gjë e tillë lidhet pikërisht me faktin se ai ka disa kile të tepërta. Skuadra më e madhe turke është transferuar këto ditë në Holandë dhe aty ylli i përfaqësueses kuqezi është duke hasur jo pak probleme. Sipas "Sabah", ai nuk është ende në formën optimale dhe është kjo arsyeja përse do të ketë me vete edhe dietologë privatë. Trajneri Frenk Rajkard ka shumë besim tek aftësitë e mesfushorit kuqezi dhe pret që ai të rikthehet si në kohën e Sandërlendit dhe të Marsejës. Gjithsesi, gazeta turke sqaron se bëhet fjalë vetëm për ditët e para të përgatitjeve, por më pas Cana mund ta ketë disi të vështirë të fitojë një vend titullari, në një skuadër të mbushur me futbollistë cilësorë. Lorik Cana u transferua tre javë më parë te klubi i Gallatasarajt për shifrën e 6 milionë eurove, më e larta e paguar ndonjëherë për një futbollist shqiptar.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)