E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja shtynnë shtator shqyrtimine ligjit “Anti-mafia"

TIRANE- Bllokohet shqyrtimi i ligjit ‘Anti-mafia’ në Gjykatën Kushtetuese. Shkak i mosmarrjes së vendimit përfundimtar mbi ankimimin e bërë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit është bërë ndërprerja e punimeve nga ana e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas burimeve zyrtare të referuara nga "Gazeta Shqiptare", mësohet se anëtarët e gjykatës e kanë ndërprerë një ligj të tillë për shkak të pushimeve, por në të njëjtën kohë ata janë duke hulumtuar dhe në gjykatat homologe mbi vendimet e mundshme të ankimimeve të kryera mbi një ligj të tillë. Gjyqtarët duhet të njihen më parë me praktikën evropiane në lidhje me një ligj të tillë.
Përpos vetëm një seance dëgjimore nuk është zhvilluar asnjë mbledhje tjetër. "Gazeta Shqiptare" shkruan se që nga dita e premte, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë me leje të zakonshme, e cila zgjat 40 ditë.
ANKIMIMI
Komiteti Shqiptar i Helsinkit e ankimoi “Anti-mafian”, duke e cilësuar si një ligj që shkel Kushtetutën e Shqipërisë.

Në seancën e parë të zhvilluar më 1 korrik, avokati i Komitetit të Helsinkit, Fatmir Braka tha se ligji “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”, i njohur ndryshe si “Anti-mafia”, është antikushtetues, sepse cenon të drejtën e pronës, ndarjen mes pushteteve, të drejtën juridike, prezumimin e pafajësisë etj. Në të njëjtën kohë, KSHH-ja në ankimin e bërë pretendon se ligjit të miratuar në dhjetor të 2009-ës vetëm me votat e maxhorancës, i mungon garancia ligjore për një proces të rregullt ligjor; cenon të drejtat e lirisë, veprimtarisë ekonomike dhe të drejtën e pronës të parashikuar në nenin 41 të Kushtetutës dhe në nenin 1 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pasi në mënyrë të paarsyeshme lejon gjykimin apo vendosjen e masave me karakter pasuror ndaj çdo biznesi apo qytetari. Ndërkohë që qeveria e ka cilësuar si jetik këtë ligj, si një nga kushtet kryesore për integrimin në BE.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›