E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parakalimi i Alonsoskthen debatet në Formula 1

Urdhrat e skuderisë? është e kotë që i ndalojmë. Këtë herë opinioni vjen nga një burim i padyshimtë, bosi i Formula 1 Berni Ekleston. Duke komentuar parakalimin e Fernando Alonsos ndaj shokut të tij të skuadrës Felipe Masa, ai ka rikthyer debatin e madh në këtë sport, që kishte lindur sidomos pas parakalimit të Shumaker ndaj Barrikelos. Ferrari u dënua me 100 mijë dollarë dhe ndaj kësaj skuderie është hapur një proces, duke qenë se urdhrat janë të ndaluara. “çështja Ferrari? është si një komedi. Tani njerëzit do të kenë me çfarë të merren dhe çfarë të shkruajnë, - shprehet Sebastian Fetel i Red Bull. – Për ne sidoqoftë do të jetë një javë e qetë”, shton ai. “Më duhet të rrëfej se jam dakord me atë që mendon për ta shfuqizuar këtë rregull, - tha Berni Ekleston. – Mendoj se ajo çfarë bëjnë komponentët brenda një skuadre dhe se si e drejtojnë atë, u takon atyre”, shton bosi i Formula 1. I pyetur për mundësinë që ky rregull të hiqet tani afër, Ekleston është përgjigjur: “Nuk e di, duhet ta shohim. është diçka që duhet diskutuar. Përsa më përket mua, një skuadër është një skuadër, u takon atyre të vendosin sesi do të garojnë”. Alonso parakaloi Masën pas një urdhri të Ferrarit në garën e Hokenhajmit ditën e diel.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›