Cana festoi me bakllava

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, fitorja ishte shqiptare, për shqiptarët dhe festimi ishte tradicional, me bakllava.
Ndonëse ka vite që jeton në qendra evropiane, e luan me ekipe elitare, Lorik Cana i qëndron besnik kombëtares dhe traditave shqiptare.
Siç e tregon dhe kjo foto e publikuar në rrjete sociale, Cana me lojtarë të tjerë të kombëtares janë shtruar në sofër me bakllava e fruta, duke festuar fitoren ndaj Norvegjisë.
E në fakt gëzimi i fitores me golin e Salihit në Oslo ishte një ngjarje më vete, pasi kanë kaluar 6 vite qëkur Shqipëria nuk fiton në ndeshjen e kthimit. /Indeksonline/