E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-ja e Berishës, 400 mijë lekë për këngëtar

Dita e Demokracisë në Shqipëri, 22 marsi, është festuar në sheshin “Nënë Tereza”, nën tingujt e muzikës dhe praninë e shumë qytetarëve. Në krah të kryeministrit Berisha qëndronte kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ndërkohë që artistët i linin radhën njëri-tjetrit.

Plot 10 këngëtarë kanë performuar në koncert hite muzikore. Mësohet që secili prej tyre është paguar me 40.000 lekë, duke përjashtuar ata që janë pjesë e strukturave të PD-së,shkruan Gazeta Shqiptare.

Spikati pjesëmarrja e këngëtares Bleona Qereti, e cila gjendet në Shqipëri momentalisht. 
Prania e saj si e ftuar speciale në spektaklin “XFactor”, përkoi me datën e koncertit madhështor. Bleona iështë përgjigjur menjëherë pozitivisht ftesës, duke pasur parasysh bindjet e saj politike, njëherazi dobësinë për kreun e qeverisë, Sali
Berishën. Bleona interpretoi për herë të parë në Tiranë këngën e saj debutuese në SHBA, me titull “Without you”. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›