E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuna: U shkollova për babanë

Këngëtarja shkupjane Altuna Sejdiu, në moshë të re ka filluar karrierën muzikore. Duke qenë e bija e mundësit të famshëm Shaban Sejdiu, ajo fillimisht ishte marrë me sporte për t’iu përkushtuar pastaj plotësisht muzikës.

“Babai ka qenë skeptik për karrierën time në muzikë dhe në sporte njëkohësisht, pasi në Ballkan këto fusha nuk vlerësohen shumë. Ai insitonte që unë t’i përkushtohem shkollimit. Dhe unë mendoj që një artist I kompletuar duhet të ketë bazë shkollimin. Por kur u diplomova, i dërgova babait diplomën dhe I thashë: ja kjo është për ty, tani më lejo të bëj atë që di ta bëj më së miri”, ka thenë Tuna gjatë një interviste për mediat shqiptare.

Ajo ka shtuar se nuk e ka mbaruar me shkollimin, pasi ka plane të vazhdojë edhe më tej.

Tuna ka pranuar se ka kohë që nuk ka qëndruar gjatë më prindër për shkak të udhëtimeve të saj dhe koncerteve në vende të ndryshme. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›