E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana gjen akordin me Hamburgun

Lorik Cana është fare pranë
transferimit te Hamburgu.
Agimi, babai-menaxher i
mesfushorit 25-vjeçar, ndodhej
në Gjermani ku u takua me
Dietmar Bajersdorf, drejtorin
sportiv të klubit të Bundesligës.
Në hotelin "Bahrenfeld"
ata gjetën akordin për kalimin
e zv/kapitenit të Kombëtares
në skuadrën e drejtuar nga
trajneri Bruno Labadia. Sipas
gazetës "Hamburger Morgen
Post", pikërisht në këtë hotel,
"Bundesliga-Dino" (Dinozaurët
e Ligës) është vendi ku në të
kaluarën klubi ka mbyllur me
sukses shumë marrëveshje për
blerjen e futbollistëve. Tashmë,
pengesa e vetme mes Canës
dhe ekipit që do të marrë pjesë
në turin e tretë eliminator të
Europa League, si skuadra e
renditur në vendin e pestë gjatë
sezonit të kaluar, është Olimpik
Marseja.
"Shkatërruesi" shqiptar shihet
si një element kyç në formacionin
e sezonit të ardhshëm
të Hamburgut. Kjo, pasi tekniku
Labadia do të përdorë skemën
4-1-3-2, me një mesfushor të
fortë përpara mbrojtjes, rol
që do t‘i besohet Canës. Të
dërguarit e klubit e vëzhguan
lojtarin në humbjen 2-1 të
Shqipërisë me Portugalinë, të
vlefshme për eliminatoret e
Botërorit 2010 dhe u bindën
përfundimisht se ai është njeriu
i duhur për të përforcuar
kontingjentin. Objektivi është
konkurrimi për një vend në
Ligën e Kampioneve, ndërsa një
emër i madh që pritet të afrohet
në merkato është holandezi Van
der Vart, i cili mund të rikthehet
në "HSH Nordbank Arena"
në formë huazimi nga Reali i
Madridit. "Udhëtova personalisht
drejt Hamburgut, ku kam
biseduar me drejtuesit e klubit.
Pas negociatave që zhvilluam,
arritëm marrëveshjen për Lorikun",
deklaroi Agim Cana për
kosovaren "Express". "Gjithsesi,
tani Hamburgu duhet të bisedojë
edhe me drejtuesit e Marsejës
rreth shifrës së dëmshpërblimit,
që ata pretendojnë për prishjen
e kontratës së Lorikut". Nëse
klubet nuk arrijnë marrëveshjen
për transferimin e kuqeziut, në
Bundesligë ekziston edhe një
tjetër alternativë: në garën për
të siguruar shërbimet e Canës
është edhe Verder Bremen,
fituesi i Kupës së Gjermanisë.
Sipas mediave gjermane,
o f e rta që Hamburgu do
t‘i paraqesë marsejezëve të
drejtuar nga Didië Deshamp
kap shifrën 8 milionë euro,
megjithatë francezët pretendojnë
se ende nuk është paraqitur
asnjë kërkesë zyrtare. Edhe
shifra e përfolur duket se nuk i
kënaq drejtuesit në "velodrom",
të cilët pretendojnë të paktën 10
milionë euro, pasi për kapitenin
e nënkampionëve të Ligës 1 interesohen
edhe shumë skuadra
nga Premiershipi. Emrat janë
nga më të respektueshmit në
kampionatin anglez: loja e tij
vlerësohet nga Arsenali, Evertoni,
Liverpuli dhe Totenhemi.
Cana ishte në listat e merkatos
së të katërta skuadrave, jo vetëm
prej reputacionit si një lojtar i
fortë përpara mbrojtjes dhe aftësisë
për të luajtur në qendër të
repartit difensiv, por edhe prej
fizikut që e bën të përshtatshëm
për luftën e fortë sportive në
ishull. Mesfushori mban rekordin
për kartonë të marrë te
Marseja, ku në 191 takime në
Ligën Franceze është ndëshkuar
62 herë me karton të verdhë dhe
4 herë me karton të kuq.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›