KE-ja mban "peng" strukturën, konsulta me klubet dhe UEFA-n
Struktura e Kategorisë Superiore
për edicionin e 71-të
të kampionatit shqiptar të
futbollit duket se do të mbajë në
ankth skuadrat e dy kategorive
kryesore, por mbi të gjitha të
interesuarit direkt si: Partizani,
Elbasani, Lushnja e Bylis, të cilat
shpresojnë të shmangin impenjimin
për një sezon në Kategorinë e
Parë. Vendimi i shumëpritur nuk
është marrë. Anëtarët e Komitetit
Ekzekutiv të Federatës Shqiptare
të Futbollit kanë menduar si
opsion më të mirë shtyrjen e
përkohshme të marrjes së një
vendimi përfundimtar deri në
një mbledhje tjetër. KE nuk doli
në asnjë përfundim konkret
pas diskutimit në parim të një
prej çështjeve më të nxehta të
këtyre ditëve, atë të strukturës
përfundimtare të Kategorisë
Superiore për sezonin e ri 2009-
2010. Argumenti që justifikoi
shtyrjen ishte pikërisht marrja
e një mendimi më të qartë nga
skuadrat e Kategorisë Superiore
dhe asaj të Parë, të cilat preken direkt
nga një vendim i mundshëm
për ndryshimin e strukturës së
kategorisë elitare. Kjo lëvizje e
Komitetit Ekzekutiv, ka lënë të
nënkuptohet se në këtë përfundim
u arrit, pasi u verifi kua fakti
se pjesa dërmuese e anëtarëve
ishin "pro" opsionit të një Kategorie
Superiore me 16 skuadra. Në
fund u vendos ngritja e një grupi
pune të kryesuar nga anëtari i
Komitetit Ekzekutiv, Skënder
Hyka, e sekretari i përgjithshëm
i FSHF-së, Eduard Prodani, për
të negociuar me klubet dhe për
t‘u kërkuar atyre argumentet e
rastit se përse duhet të ndryshojë
formula e paravendosur e kampionatit.
Por, megjithatë, duket se
gjithçka do të varet nga UEFA (të
cilës i është deklaruar struktura
e kampionatit), që në bazë një
vendimi të djeshëm të KE-së do
të njoftohet për opinionin dhe
kërkesat e klubeve. Por infl uenca
e organit më të lartë të futbollit
evropian duket se do të jetë
më e madhe se vetëm kaq, pasi
ndërkombëtarët pritet të merret
edhe "Ok" përfundimtar nëse
palët brenda Shqipërisë do të gjejnë
gjuhën e përbashkët për ndryshimin
e strukturës. Megjithatë,
dje ka fi lluar të qarkullojë edhe
një tjetër tezë. Sipas disa burimeve,
implikimi i UEFA-s në
këtë "mesele" shqiptare bëhet
për t‘iu imponuar respektimin e
Rregullores së FSHF nga anëtarët
e KE-së. Duk qëndruar në këtë
logjikë, ndërkombëtaret do të
japin mendimin e tyre pas krahasimit
të dy strukturave asaj me
10 skuadra, të përdorur në tre sezonet
e fundit (e cila i është shitur
UEFA-s si shumë e suksesshme,
sidomos në dy sezonet e fundit
ku titulli u vendos në ndeshjen
e fundit) dhe asaj me 16 skuadra
të përdorur për herë të fundit në
sezonin ‘98-‘99.
për edicionin e 71-të
të kampionatit shqiptar të
futbollit duket se do të mbajë në
ankth skuadrat e dy kategorive
kryesore, por mbi të gjitha të
interesuarit direkt si: Partizani,
Elbasani, Lushnja e Bylis, të cilat
shpresojnë të shmangin impenjimin
për një sezon në Kategorinë e
Parë. Vendimi i shumëpritur nuk
është marrë. Anëtarët e Komitetit
Ekzekutiv të Federatës Shqiptare
të Futbollit kanë menduar si
opsion më të mirë shtyrjen e
përkohshme të marrjes së një
vendimi përfundimtar deri në
një mbledhje tjetër. KE nuk doli
në asnjë përfundim konkret
pas diskutimit në parim të një
prej çështjeve më të nxehta të
këtyre ditëve, atë të strukturës
përfundimtare të Kategorisë
Superiore për sezonin e ri 2009-
2010. Argumenti që justifikoi
shtyrjen ishte pikërisht marrja
e një mendimi më të qartë nga
skuadrat e Kategorisë Superiore
dhe asaj të Parë, të cilat preken direkt
nga një vendim i mundshëm
për ndryshimin e strukturës së
kategorisë elitare. Kjo lëvizje e
Komitetit Ekzekutiv, ka lënë të
nënkuptohet se në këtë përfundim
u arrit, pasi u verifi kua fakti
se pjesa dërmuese e anëtarëve
ishin "pro" opsionit të një Kategorie
Superiore me 16 skuadra. Në
fund u vendos ngritja e një grupi
pune të kryesuar nga anëtari i
Komitetit Ekzekutiv, Skënder
Hyka, e sekretari i përgjithshëm
i FSHF-së, Eduard Prodani, për
të negociuar me klubet dhe për
t‘u kërkuar atyre argumentet e
rastit se përse duhet të ndryshojë
formula e paravendosur e kampionatit.
Por, megjithatë, duket se
gjithçka do të varet nga UEFA (të
cilës i është deklaruar struktura
e kampionatit), që në bazë një
vendimi të djeshëm të KE-së do
të njoftohet për opinionin dhe
kërkesat e klubeve. Por infl uenca
e organit më të lartë të futbollit
evropian duket se do të jetë
më e madhe se vetëm kaq, pasi
ndërkombëtarët pritet të merret
edhe "Ok" përfundimtar nëse
palët brenda Shqipërisë do të gjejnë
gjuhën e përbashkët për ndryshimin
e strukturës. Megjithatë,
dje ka fi lluar të qarkullojë edhe
një tjetër tezë. Sipas disa burimeve,
implikimi i UEFA-s në
këtë "mesele" shqiptare bëhet
për t‘iu imponuar respektimin e
Rregullores së FSHF nga anëtarët
e KE-së. Duk qëndruar në këtë
logjikë, ndërkombëtaret do të
japin mendimin e tyre pas krahasimit
të dy strukturave asaj me
10 skuadra, të përdorur në tre sezonet
e fundit (e cila i është shitur
UEFA-s si shumë e suksesshme,
sidomos në dy sezonet e fundit
ku titulli u vendos në ndeshjen
e fundit) dhe asaj me 16 skuadra
të përdorur për herë të fundit në
sezonin ‘98-‘99.