E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i reformatorëve bën thirrje për vazhdimin e protestave

Kandidati i mundur presidencial, Maousavi,
u ka bërë dje thirrje mbështetësve të
opozitës së moderuar
që të vazhdojnë
me protestat e
tyre paqësore në
rrugët e Teheranit,
në kërkim të drejtësisë
dhe mbi të
gjitha për të nderuar
të rënët gjatë
këtyre ditëve. Për
Iranin, këto përleshje
ishin më të
rëndat që nga ditët
e Revolucionit Islamik
në vitin 1979.
Gjatë demonstratave,
përleshjeve
dhe gjakderdhjes,
e gjithë vëmendja
e botës është
përqendruar edhe
njëherë në Teheran,
ku për hir të së vërtetës prezenca
e gazetarëve u ndalua e bashkë me të
edhe pasqyrimi i lajmeve nga vendngjarja.
Kundërshtarët e Ahmadinexhadit
po përgatiten
për vazhdimin e
protestave gjatë
gjithë fundjavës
së ardhshme dhe
ato tashmë përbëjnë
një sfidë
të drejtpërdrejtë
për autoritetet
shtetërore që e
mbajnë vendin
të mbyllur që
nga viti 1979, viti
i revolucionit që
vendosi edhe
regjimin e Republikës
Islamike.
Ndërkohë, qeveria
nuk jep më
leje për mitingje
të paligjshme dhe
kjo do të thotë që
çdo miting i tillë do të shtypet nga forcat
e rendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›