E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana humbet, Beqaj barazim në bankinëAnorthosis i Arjan Beqajt barazoi në shtëpi kundër gjermanëve të Verderit. Interi befason të gjithë me humbjen në “San Siro”, shkëlqen Barcelona. Liverpuli fitoi sërish kundër Marsëjës, kësaj radhe 1-0

Barcelona, Liverpuli, Atletiko e Roma iu bashkuan me Mançesterin, Lionin, Vijareali, Juventusin, Realin, Arsenalin e Porton, midis të kualifikuarëve në raundin me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve.
Liverpuli fitoi sërish kundër Marsëjës, kësaj radhe 1-0 në “Anfield Road” dhe sërish ishte kapiteni Stiven Xherard ai që ndëshkoi në minutën e 23-të formacionin franceze të udhëhequr nga kapiteni shqiptar Lorik Cana. Xherard realizoi një goditje të bukur me kokë, duke lënë të befasuar portierin Mananda.
Ndeshja prodhoi emocione të mëdha, ndërkohë që performanca e Lorik Canës ishte ndër më të mirat në Ligën e Kampioneve.

Shanset e Marsejës për vendin e tretë në grup e rrjedhimisht një vend në Kupën UEFA mbetën ende të gjalla, pasi dhe holandezët e PSV Eindhoven humbën 2-1 me Atletikon në Madrid. Simao (14’) e Rodriguez (42’) shënuan për spanjollët, ndërsa për holandezët shënoi Koevermans (47’).

Roma konfirmoi sërish se është rikthyer plotësisht, dhe paraqitjet e mira së fundi në kampionatin italian i kompletoi edhe me një performancë të shkëlqyer Rumani kundër Kluzhit simpatik. Brigi në minutën e 11-të dhe kapiteni Toti në të 23’ i siguruan një avantazh të dyfishtë shumë të shpejtë skuadrës italiane. Kone i Kluzhit shkurtoi diferencën në minutën e 30-të, duke i çuar dy skuadrat në pushimin midis dy pjesëve. Brigi i dhuroi edhe një gol tjetër trajnerit Luçiano Spaleti, ndërsa Romën e ngjiti në kuotën e 9 pikëve dhe në krye të grupit A, përpara se të përballet me Çelsin.

Skuadra londineze barazoi me Bordonë në Francë. Nikolas Anelka në shënoi për blutë minutën e 60-të, ndërkohë që për francezët barazoi Diarra në minutën e 83-të, përpara se Frenk Lampard të largohej me karton të kuq në të 86’. Në grupin D, në “San Siro” në minutën e 67-të ndodhi edhe çudia kur Sariegi i Panathinaikosit shënoi në portën e Interit të Murinjos. Kjo ishte dhe humbja e parë e zikaltërve në Ligën e Kampioneve, por gjithsesi Interi e ruan vendin e parë, por tashmë me një pikë më shumë se grekët e Panathinaikosit.

Anorthosis i Arjan Beqajt (nuk luajti në këtë takim) bëri një tjetër paraqitje mbresëlënëse kundër gjermanëve të Verder Bremenit. Për skuadrën qipriote shënoi Nikolau në minutën e 62-të i cili realizoi pas goditjes nga këndi te ekzekutuar nga Savio. Gjashtë minuta më pas, Savio realizoi golin e dytë, ku kontribut në golin e dytë të “Zonjës së madhe” qipriote dhe Hauar e Frusos. Brazilani i Verder Bremenit, Diego, shkurtoi diferencën nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 72-të. Boenish barazoi shifrat në 2-2 tre minuta nga përfundimi i kohës së rregullt. Ky ishte barazimi i dytë midis këtyre dy skuadrave, pasi atij në Bremen me rezultatin 0-0. 

Në grupin C, festival golash dhe në Lisbonë, me atë fitore të jashtëzakonshme të Barcelonës kundër Sportingut (5-2) në një ndeshje që dhuroi emocione të mëdha, pasi u shënuan në harkun e tre minutave 65-67 tre gola. Henri (14’), Pike (17’), Mesi (49’), Kaneira (67’, autogol) e Kërkiç (73’ penallti) ishin autorët e golave të formacionit katalanas, teksa për vendasit shënuan brenda një minutë lojë Velozo (65’) e Lidson (66’). Shahktar Donjecku siguroi një vend në Kupën UEFA, pasi arriti një fitore të bukur ndaj modestëve zviceranë të Bazelit (5-0), ku aktivizohet edhe shqiptari me pasaportë helvetike, Jurgen Gjasula. Jadson (32’, 65’, 72’ ),  Ulian (51’) e Selezniov (75’) ishin dhe autorët e fitores për ukrainasit.

Liga e Kampioneve
Dita 5

E mërkurë, 26 nëntor

A     Bordo-Çelsi        1-1
A    Kluzh-Roma            1-3
B    Inter-Panathinaikos    0-1
B    Anorthosis-Bremen    2-2
C    Shakhtar D.-Bazel    5-0
C    Sporting-Barcelona    2-5
D    Atletiko-PSV         2-1
D    Liverpul-Marsejë        1-0

E martë, 25 nëntor
   
E    Alborg-Sëlltik        2-1
E     Villarreal-Man.Un.    0-0
F    Bajern-Steaua        3-0
F     Fiorentina-Lion        1-2
G    Arsenal-Dinamo Kiev    1-0
G    Fenerbahçe-Porto        1-2
H    Zenit-Juventus         0-0
H    BATE-Real Madrid        0-1

Gjendja në grupe
Grupi A   

Roma            5    9
Çelsi            5    8
Bordo            5    7
Kluzh            5    4

Grupi B
Inter            5    8
Panathin.        5    7
Anorthosis        5    6
V.Bremen        5    4

Grupi C

Barcelona        5    13
Sporting        5    9
Shahktar        5    6
Bazel            5    1

Grupi D
Atletiko        5    11
Liverpul        5    11
Marsejë        5    3
PSV            5    3

Grupi E
Man.Jun        5    9
Vijareal        5    9
Alborg        5    5
Sëlltik        5    2

Grupi F
Bajern        5    11
Lion         5    11
Fiorentina    5    3
Steaua        5    1

Grupi G
Arsenali        5    11
Porto        5    9
Din.Kiev        5    5
Fenerbah.    5    2

Grupi H
Juventus        5    11
Real Mad.    5    9
Zenit        5    5
BATE            5    2

E Merkure, 26 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›