E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy javë ferri për PartizaninTë kuqtë do të luajnë të shtunën në Shkodër kundër Vllaznisë së vendit të dytë, përpara se të ndeshen një javë më pas me Tiranën, dy ekipe me të cilat ka pësuar humbje me rezultat të njëjtë (2-1) në fazën e par

Partizanin e presin dy javë ferri. Të kuqtë do të luajnë të shtunën në Shkodër kundër Vllaznisë së vendit të dytë, përpara se të ndeshen një javë më pas me Tiranën, dy ekipe me të cilat ka pësuar humbje me rezultat të njëjtë (2-1) në fazën e parë.

SHENJA “X” – Tre barazimet në katër ndeshjet e fundit ende nuk e kanë  “spostuar” Partizani nga dy katet e fundit të kullës “12- katëshe” të Kategorisë Superiore. Edhe pse i kishte të gjitha mundësitë (teorike) të merrte për herë të dytë gjatë 12 javëve pikët e plota ndaj Lushnjës, me të cilën bashkëndan edhe vendin e fundit, 15-herë kampionët e Shqipërisë bënë një gjysmëhapi fals. Gjithsesi, Partizanin është duke e përgatitur me kujdes takimin e radhës, ku mungesa zyrtare është ajo e mesfushorit Viktor Gjyla, për shkak të kartonëve të verdhë.

SULMI - Në impiantin e dytë sportiv më të madh në Shqipëri do të përballen dy skuadra me statistika ekstreme përsa i përket sulmit e golave të shënuar. Ballë për ballë do të jenë sulmi më i mirë , Vllaznia me 18 gola e Partizani, skuadra me sulmin më të dobët në kampionat: vetëm 6 gola në 12 javë, aq sa ka shënuar i vetëm një ish si Paulin Dhëmbi te formacioni i Agim Canajt, sa për statistikë Dhembi shënoi golin e dytë në fitoren 2-1 të Vllaznisë në Tiranë. Partizani ka një mesatare shumë të ulët golash, pro më e dukshme ajo bëhet në transfertë, në gjashtë ka mundur të shënojë vetëm dy gola, teksa emrat që përbëjnë sulmin e 15-herë fituesve të Kupës së Shqipërisë nuk trembin shumë.

STATISTIKA -  Transferta e Shkodrës është më e vështira për formacionin e Shpëtim Duros, pasi përballë do të ketë një skuadër që ëndërron titullin prej tetë vjetësh, që nga sezoni 2000-2001, kur Vllaznia fitoi nën drejtimin e presidentit të ndjerë Myftar Çela e ish-teknikut malazias Dervish Haxhiomanoviç. Përballja me shkodranët (mungojnë sërish Sinani e Kaçi) në letër duket e humbur, por futbolli është i paparashikueshëm,  teksa statistika e fundit në “Loro Boriçi” ofron barazimin 1-1, me golin e shënuar nga Elis Bakaj për Partizanin, ende pa gol në sezonin aktual. Edhe drejtuesit e Vllaznisë nuk e konsiderojnë të lehtë sfidën me Partizanin, madje kanë bërë thirrje për mobilizim maksimal, ndaj një skuadre që nuk konsiderohet si shumë e mirëpritur.

E Merkure, 26 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›