Java 13, gjyqtarët dhe statistikat e çifteve Elbasani-Flamurtari ndeshja hapëse e javës së 13-të Kategorisë Superiore do të gjykohet nga arbitri ndërkombëtar Sokol Jareci. Gjyqtari tjetër shqiptar me stemën e FIFA-s, Albano Janku, do të g

Elbasani-Flamurtari ndeshja hapëse e javës së 13-të Kategorisë Superiore do të gjykohet nga arbitri ndërkombëtar Sokol Jareci. Takimi do të luhet ditën e premte në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”. Në ndeshen e fazës së parë, Elbasani fitoi 1-0 në Vlorë falë golit të Erjol Merxhës në minutën e 92-të. Elbasani vjen në përballjen me vlonjatët e drejtuar tani jo më nga kroati Slavko Kovaçiç, por nga Edmond Liçaj pas dy barazime në transfertë 2-2: me Partizanin në kryeqytet dhe Apoloninë në Fier. Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në shtëpi, Elbasani fitoi Tiranën 1-0,falë golit të Oriand Abazajt. Flamurtari mbërrin në përballjen me verdheblutë e Mirel Josës pas fitores së pastër me Besën (2-0).
Gjyqtari tjetër shqiptar me stemën e FIFA-s, Albano Janku, pas pushimit një javë më parë (u aludua në shtypin sportiv edhe si një ndëshkim, për shkak të një penalltie të pa dhënë në favor të Partizanit), do të gjykojë takimin jo të lehtë Tirana-Teuta, ku nga rezultati i saj do të varet edhe fati i trajnerit kroat të bardhebluve, Bllazhe Slishkoviç. Tirana fitoi në fazën e parë kundër Teutës me rezultatin e ngushtë 1-0, falë golit të Migen Memellit.
Ndeshja tjetër tërheqëse ajo midis Vllaznisë e Partizanit, do të gjykohet nga arbitri i kolegjiumit të Tiranes, Artan Taullahu. Në takimin e fazës së parë, Vllaznia fitoi në “Qemal Stafa” 2-1. Partizani nuk po kalon një moment të mirë sidomos në realizimin e golave, vetëm 6 gola në 12 javë (sulmi më i dobët në kampionat), teksa Vllaznia në 12 javë ka realizuar trefishin e të kuqve, 18 gola (sulmi më i mirë në kampionat).
E shtuna ofron edhe derbi myzeqar Lushnja-Apolonia, takim që do të gjykohet nga gjirokastrite Tanush Latifi. Ndeshja e parë në Fier u fitua 2-0 nga Apolonia, por në sfidën e “Roza Haxhiut” në bankinat respektove nuk do të jenë as Saimir Malko te Lusnja (tashmë i zëvendësuar nga Vasil Bici) dhe as Gerti Haxhiu te Apolonia ( tashmë i zëvendësuar nga serbi Esad Karishik). Në javën e 12-të Lushnja barazoi në Tiranë me Partizanin, ndërsa Apolonia barazoi me Elbasanin.
Dita e diel ka në program dy ndeshje që kanë brenda tyre edhe pak hakmarrje, kjo për shkak edhe të rezultateve të fazës së parë.
Shkumbini-Dinamo, sfidë që vë përballë dy skuadra që ndajnë vendet 3-4 me vetëm një pikë diferencë, do të jetë në “bilbilin” e Lorenc Jeminit. Takimi i fazës së parë u fitua nga Dinamo me rezultatin e bujshëm 3-1.
Evis Peza, shumë herë i kontestuar në këtë kampionat, do të jetë “xhaketa e zezë” e çiftit Besa-Bylis. Një ndeshje që kërkohet të fitohet me çdo kusht nga kavajasit, që vijnë në përballjen me balshiotët pas dy humbjeve rresht në kampionat. Për takimin e parë të fituar nga Besa me rezultatin 3-2 (një përmbysje rokamboleske e disavantazhit 0-2) lëshuan jo pak akuza në drejtim të gjyqtarit vlonjat Aranit Lulaj.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 13
E premte, 28 nëntor
Elbasani-Flamurtari (Jareci)
Faza 1: 1-0
E shtunë, 29 nëntor
Lushnja-Apolonia (Latifi)
Faza 1: 0-2
Vllaznia-Partizani (Taullahu)
Faza 1: 2-1
Tirana-Teuta (Janku)
Faza 1: 1-0
E diel, 30 nëntor
Shkumbini-Dinamo (Jemini)
Faza 1: 1-3
Besa-Bylis (Peza)
Faza 1: 3-2
BILANCI I SKUADRAVE
SHKUMBINI- DINAMO
Bilanci: 36 ndeshje; 7 fitore Shkumbini, 9 barazime, , 20 fitore Dinamo. Golat: 23-51
TIRANA-TEUTA
Bilanci: 144 ndeshje; 72 fitore Tirana, 34 fitore Teuta, 38 barazime. Golat: 227-122.
BESA-BYLIS
Bilanci: 10 ndeshje; 2 fitore Besa, 3 barazime, 5 fitore Bylis Golat: 10-14
VLLAZNIA-PARTIZANI
Bilanci: 131 ndeshje; 39 fitore Vllaznia, 33 barazime, 59 fitore Partizani. Golat: 134-185
ELBASANI-FLAMURTARI
Bilanci: 119 ndeshje; 46 fitore Elbasani, 29 barazime, 44 fitore Flamurtari. Golat: 137-139
LUSHNJA- APOLONIA
Bilanci: 39 ndeshje; 11 fitore Lushnja, 11 barazime, 17 fitore Apolonia. Golat: 36-49
JAVA II
Rezultatet teknike
TEUTA-TIRANA 0-1
Shënues: / Memelli 42’
DINAMO-SHKUMBINI 3-1
Shënues: Petriçeviç 8’, Plaku 56’, 75’/ Gjata 90’+1
BYLIS-BESA 2-3
Shënues: Kapaj 8’, K.Dalipi 36’/ Kuli 70’ (p), 75’, Progri 80’
PARTIZANI-VLLAZNIA 1-2
Shënues: Karapici / Sinani 23’, Dhembi 52’
APOLONIA-LUSHNJA 2-0
Shënues: Asllani 13’, Dhrami 67’
FLAMURTARI-ELBASANI 0-1
Shënues: / Merxha 90+2’
E Enjte, 27 Nentor 2008