Cana humbet Maltën, gjuri ende i dëmtuarEdhe pse më parë ishte bërë e ditur se ylli i kuqezinjve do të ishte gati, më 8 shkurt, kapiteni i Olimpikut të Marsejës, sipas gazetës franceze “La Provence”, ka pak shanse të luajë kundër Bordosë në kam

Lajm shumë i keq për Kombëtaren shqiptare, Lorik Cana mund të mungojë në ndeshjen e rëndësishme kundër Maltës, më 11 shkurt. Edhe pse më parë ishte bërë e ditur se ylli i kuqezinjve do të ishte gati, më 8 shkurt, kapiteni i Olimpikut të Marsejës, sipas gazetës franceze “La Provence”, ka pak shanse të luajë kundër Bordosë në kampionatin francez.
“Dua të jem i kujdesshëm”
Vetë mesfushori shqiptar, duke folur për gazetën e afërt me Olimpikun e Marsejës, ka pohuar jo me pak trishtim se duhet të jetë i kujdesshëm, përpara se të rinisë normalisht stërvitjet.
“Duhet të jem i kujdesshëm, - tha ai për “La Provence”, - pasi nuk kam qëllim të pësoj një dëmtim tjetër. Ka dhe katër muaj nga përfundimi i sezonit dhe ynë synoj t’i shkoj deri në fund të tij”.
“Jo kaq gjatë”
Në fakt nuk është hera e parë, që Lorik Cana vuan nga problemet me gjurin e djathtë. Madje, mediat franceze kanë përmendur jo rrallë togfjalëshin “toujours gonfle” (gjithmonë i ënjtur). “Kurrë nuk kam qenë në këtë pikë, që të ndaloj kaq gjatë. Gjurin është plotësisht i ënjtur dhe jam i kënaqur nga puna në pishinë. Nuk dëshiroj të fiksoj një datë për rikthimin tim në kampionat”.
Afër moralit zero
Loriku, i dëmtuar në gju qysh nga fundi i muajit dhjetor 2008, gjatë një ndeshje kundër Nansit, sipas faqes tjetër franceze. Foot.fr, ka një moral pak më të lartë se zero. 25-vjeçari shqiptar i Olimpikut të Marsejës, klubit të vetëm francez që ka fituar Ligën e Kampioneve, është aktivizuar gjatë këtij sezonin 16 ndeshje në Ligën e parë franceze.
Një duzinë ditësh
Stafi mjekësor i Olimpikut të Marsejë, edhe pse më parë dha datën 8 shkurt, si ditën e rikthimit të mundshëm të Lorikut në fushën e lojës, tani është treguar shumë i rezervuar. “Ne kemi folur me doktor Franceskin dhe kemi përcaktuar edhe se çfarë rruge do të ndjekim. Përpara se të rikthehet në fushën e lojës, duhet që në fillim Lorik Cana të bëjë një javë stërvitje pas gjurin e ënjtur. Dhe ne shpresojmë se kjo do të ndodhë gjatë një duzine ditësh”.
Injeksione në gju
Loriku është një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit më popullor në Francë. Të gjithë tifozët e Olimpikut të Marsejës e kanë pritur me trishtim të madh lajmin se kapiteni ka pak shanse të luajë në ndeshjen Olimpik Marsejë-Bordo. Kjo duket edhe në reagimet e tyre në forumin e “La Provence”. Canës i janë bërë edhe injeksione me një medikament të posaçëm për tharjen e gjurit, dhe shqiptarit i kërkuar së fundi nga disa ekipe me emër në Europë i duhet të bëjë durim.
E Shtune, 24 Janar 2009