Cana “kërcënon” Interin: Do luajmë si 11 luftëtarë
ITALI- Lorik Cana realizoi një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen e së dielës ndaj Atalantës, duke i dhënë fitoren 2-0 ekipit të tij Lacios Tashmë Lacio ndodhet 2 pikë larg Udinezes dhe shpreson që friulianët të mos fitojnë në Katania. Duke folur për Lazio Style Radio, Cana u shpreh se ka mësuar shumë në Itali. “Kam patur mundësinë të luaj në kampionatin francez e anglez, por këtë të fundit e quaj më të bukurin. Në Itali ama ka një studim të madh të kundërshtarit dhe taktikës, ndërkohë që në Angli punohet më shumë me vlerat e skuadrës tënde”, u shpreh Cana.
Lorik, këtë sezon keni qenë si një “xholi”. Cili është pozicioni që preferon në fushë?
Preferoj të luaj si mbrojtës qendre ose mesfushor para mbrojtjes. Nëse trajneri ma kërkon, përshtatem edhe në rolin e një gjysmë anësori, por sinqerisht është një pozicion që nuk më pëlqen.
Në Bergamo ju ishtit protagonist, çfarë ndeshje ishte sipas jush?
Tepër e vështirë, sepse bergamaskët në shtëpi luajnë shumë mirë, me një pykë qendrore si Denis dhe një tjetër që rrotullohet rreth tij. Ata shtyjnë shumë në sulm dhe mbrohen mjaft mirë.
Traversa e Gonzales duket se ndezi diçka te ju?
Ka mundësi, në fushë nuk e kupton sesi po luan. Atalanta u nis shumë fort, në minutat e para kërkoi edhe një penallti, por ne ishim mjaft mirë në mbrojtje. Me kalimin e minutave ata e ulën ritmin, s’mund të vazhdonin të vraponin ashtu gjithë kohës.
Çfarë Interi prisni të gjeni këtë fundjavë?
Interi është Inter, edhe pse këtë vit ka patur një sezon të vështirë. Ata kanë shumë kampionë dhe kjo u pa edhe ndaj Altin Latifi Milanit. Ne jemi duke u përgatitur 300 %. Me kundërshtarë të nivelit të lartë kemi treguar se mund të fitojmë. Jemi mirë dhe po përgatitemi me kujdes. Çelsi i fitores është mentaliteti. Ndaj Milanit, Romës e Napolit, Lacio ka treguar se ka një mentalitet fituesi, ajo që të gjithë tifozët lacialë presin. Tifozët duan luftëtarë në fushë dhe ne do të bëjmë gjithçka për të qenë të tillë edhe kundër Interit.
Këtë sezon ke shënuar 2 gola, një ndaj Leçes dhe një ndaj Atalantës. Kush ishte më i bukur sipas teje?
Më i bukur ishte goli në Bergamo, por ai ndaj Leçes ishte i pari dhe erdhi pas një kombinimi të bukur me Klosen. Le të themi se njëri ishte më i bukur nga ana taktike, tjetri nga ana teknike.
Çfarë do të thotë rikthimi në fushë i Kloses dhe Luliç?
Luliç e Klose na japin më shumë besim, pasi sjellin cilësi që të tjerët nuk i kanë. Miro është një superlojtar, peshon shumë në zonën kundërshtare. Kur është ai, edhe ne luajmë me më shumë siguri.
Një kuriozitet, në çfarë gjuhe flet me shokët e ekipit?
Miro sforcohet të flasë italisht, por unë i flas gjermanisht. Me Konko e Diakite flas frengjisht, me Luliç në gjuhën boshnjake. Nuk është një pasion, por unë kam udhëtuar shumë dhe më është dashur të mësoj shumë gjuhë.
Keni frikë nga ajo që do të bëjë Udineze në Katania?
Nuk ka shumë rëndësi. Ne mendojmë të fitojmë ndaj Interit, por e dimë që Udineze do të ketë vështirësi me Katanian.
(m.a/GSH/BalkanWeb)