Dhimbja për vdekjen e djalit, 67-vjeçari tenton të vetëdigjet me benzinë
VLORE – Dhimbja për vdekjen e të birit ka shtyrë drejt tentativës për vetëvrasje një 67-vjeçar në qytetin e Vlorës.
Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se Shezai Skëndo u pikas nga kalimtarë të rastit mëngjesin e sotëm, teksa tentonte të vetëdigjej, në lagjen ‘Skelë’ të Vlorës.
Mësohet se 67-vjeçari u gjet, në gjendje depresive, me dy shishe benzinë në dorë, në përpjekje për t’i vënë flakën vetes.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe pas 30 minutash arriti të bindte 67-vjeçarin të mos e kryente aktin e vetëvrasjes. Ngjarja shkaktoi panik tek kalimtarët dhe banorët e zonës.
Burime nga policia bënë të ditur se 67-vjeçari vuante nga depresioni, që prej vdekjes së të birit, pak kohë më parë në spital.
(er.nu/BalkanWeb)