E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana më i miri ndaj Portsmouthit

Pas tetë ndeshjeve, Lorik Cana është rizgjedhur sërish futbollisti më i mirë i Sunderlandit, për ndeshjen e së shtunës, në të cilin takim ekipi i reprezentuesit shqiptar pësoi humbje me rezultat 2:1 si mysafir i Portsmouthit, në kuadër të FA Cup.

Madje mesfushori kosovar ka lënë mbrapa bashkëlojtarin e tij, Darren Bent, edhe pse ky i fundit e kishte shënuar golin e vetëm për Sunderlandin në atë takim.

Cana është përzgjedhur si lojtari më i mirë i atij takimi për Sunderlandin, pas votimeve të tifozëve në ueb faqen zyrtare të këtij klubi (www.safc.com).

Kapiteni i “Maceve të Zeza” ka fituar 36.9 për qind të votave, kurse Darren Bent morri 34.5 për qind të votave. Kurse, Craig Gordon zuri vendin e tretë me 8.3 për qind të votave.

Kjo është hera e dymbëdhjetë në këtë stinor, që Lorik Cana votohet nga tifozët si lojtari më i mirë i ndeshjeve të Sunderlandit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›