E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana, më i miri në ndeshjen ndaj Çelsit

Mesfushori kuqezi është votuar nga tifozët e "Maceve të zeza", në sondazhin e zhvilluar në faqen e internetit të klubit. Kosovari ka marrë 41.5% të votave në total, duke lënë pas blerjen më të shtrenjtë të ekipit anglez gjatë merkatos, sulmuesin Darren Bent, me 28.9%. i treti u rendit fituesi i javës së kaluar ndaj Boltonit, Li Katermol.
Lorik Cana pësoi një goditje në dorë gjatë ndeshjes, por nuk pranoi të zëvendësohej, për të mos zbehur debutimin e tij në "Stadiumin e dritave."
26-vjeçari ka rrëmbyer zemrat e tifozëve të Sandërlendit, duke u shndërruar gjithashtu në një prej lojtarëve më të rëndësishëm për trajnerin Stiv Brus.
Cana u transferua nga Olompiku i Marsejës gjatë merkatos verore për shumën e 6.5 milion eurove, duke u bërë futbollisti i parë shqiptar që luan në Premier Ligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›