Sebastian Vetel rinovon me skuderinë Red Bull
21-vjeçari që këtë vit ka fituar dy gara të botërorit, në Kinë dhe në Britani, është një nga pretendemtët për fitimin e titullit kampion për pilotë, së bashku me udhëheqësin e tabelës së klasifikimit, Xhenson Baton dhe shokun e skuadrës, Mark Veber. Vetel ndodhet në vendin e tretë me 47 pikë.
Piloti gjerman ka filluar karrierën si kolaudator i skuderisë BMW, kurse garën e parë e zhvilloi në vitin 2007, ku zëvendësoi polakun Robert Kubica në pistën e Indianapolisit në SHBA.
Vitin që shkoi, me triumfin në çmimin e madh të Italisë, ai u bë piloti më i ri që fiton një garë në historinë e Formula 1.