Cana, në Angli për bisedime
Është një prej lojtarëve që kërkohet nga disa ekipe të rëndësishme në Europë, në një kohë që Olimpik Marsejë kërkon ta ketë sërish pjesë të saj.
Mediat franceze kanë shkruajtur dje se mesfushori ka nënshkruar me kampionët e Gjermanisë, Volsburg. Por, mësohet se kjo nuk është e vërtetë dhe se Cana ndodhet në Angli ku aty janë Arsenal e Liverpul në garë për të marë shërbimet e shqiptarit. Lajmi që kanë dhënë mediat franceze nuk është i vërtetë dhe kapiteni i Marsejës vazhdon të jetë ende pa skuadër për sezonin e ardhshëm.
Ofertat – Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se për momentin ai ndodhet në Angli. Janë Liverpul e Arsenal skuadrat që interesohen për mesfushorin. Të parët duket se janë gati, por sigurisht që do të konsultohen fillimisht përsa i përket çmimit të kartonit që mund të vendosë Olimpiku i Marsejës. Por, këtu ndikon edhe fakti se cilët lojtarë do të largohen nga skuadra e të kuqve. Arbeloa është pranë largimit dhe duket se në të njëjtën rrugë është edhe Alonso. Ndërkaq, asnjë konfirmim zyrtar nuk ka nga skuadra e Liverpulit. Nga ana tjetër janë “topçinjtë” e Arsenalit ata që interesohen për shërbimet e Canës. Mesfushori shkatërrues pëlqehet nga trajneri Arsen Venger, i cili e ka vëzhguar edhe më parë. Ideja është për një shkëmbim të mundshëm mes Canës e Uilliams Gallas, kontrata e të cilit përfundon në Qershor të 2010. Por, për futbollistin e Kombëtares shqiptare interesohen njëkohësisht Totenhem apo Everton.
Marseja – Skuadra franceze nga ana e vet kërkon që ta ketë sërish pjesë të saj. Më shumë, trajneri Didier Deshamp. Ky i fundit është shprehur se Cana i duhet Olimpikut dhe nëse do të pranojë që të qëndrojë, do të jetë sërish kapiten i kësaj skuadre.