Gërdeci, ish-ushtarakët kërkojnë ndarjen e procesit
Avokatët mbrojtës kanë deklaruar për mediat, se në seancën e 15 korrikut, nga ku do të zhvillohet seanca në ngarkim të kësaj çështje, do të bëhet edhe kërkesa për ndarjen e procesit.
Nëse Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, vendos ndarjen e kësaj çështjeje, atëherë ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral Luan Hoxha dhe ish-vartësit e tij, do të gjykohen në një proces të ndarë nga biznesmeni Mihal Delijorgji, nga ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari dhe të pandehurit e tjerë.
Ngjarja e rëndë e Gërdecit, ndodhi 15 marsin e vitit të shkuar, nga ku mbetën të vdekur 26 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Për këtë ngjarje akuzohen 28 persona, midis tyre edhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.