E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuneli Rrëshen-Kalimash mbyllet për 4 ditë

“Njoftohen përdoruesit  e autostrades Rreshen-Kalimash  se Tuneli  i Thirrës në këtë autostradë do të jete i mbyllur për trafikun prej ores 11:00 të ditës se Hënë  dt.06.07.09 deri në oren 7:00 të ditës se Enjte  dt. 09.07.09. Ky kufizim i perkoheshem kryet si rezultat i punimeve elektromekanike dhe perforcuese ne galerine jugore, te cilat per arsye teknike dhe sigurie nuk mund te zhvillohen ne presence trafiku”-thuhet në një njoftim për shtypin nga Ministria e Transporteve.

Kjo ministri iu kërkon ndjesë qytetarëve shqiptar nga Shqipëria dhe Kosova, për këtë ndërprerje.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›