Cana, në qendër të mbrojtjes

Lorik Cana në rolin e detyruar të një qendërmbrojtësi, kur kanë mbetur vetëm pak orë nga ndeshje Rëne-Marsejë. Lajmin e jep versioni on-line i gazetës prestigjioze sportive franceze "L'Equipe", që thekson faktin se kjo është një zgjidhje nga halli e trajnerit të Marsejës, Erik Gerets, në pamundësi për të pasur qëndërmbrojtësin natural, Ronald Zubar, i cili vuan nga një dëmtim në kofshë. Edhe mbrojtësi tjetër, Leiti N'Diaje , është i pasigurt, për shkak se u dëmtuar gjatë një rrëshqitje në seancën stërvitore. Në rast se ai do të mungojë, atëherë kapiteni shqiptar do të spostohet nga mesfusha në zëmër të mbrojtjes.