E Shtunë, 31 Tetor 2026

50 mijë lekë shkelmi

Ky është cmimi që duhen të paguajë secili, si Bledar Hodo, futbollisti i Teutës ashtu dhe Aleksandër Jakimovski, të cilët për goditje të njëri-tjetrit gjatë ndeshjes Shkumbini-Teuta (2-0, java 17), do të pezullohen edhe me nga 3 ndeshje. Komisioni i Disiplinës në FSHF nuk kurseu as futbollistin e Vllaznisë, Admir Telin, i cili për ofendim të gjyqtarit u pezullua me dy ndeshje, plus një gjobë prej 30 mijë lekësh. Edhe trajnerët isjin në listën e gjobave. Trajneri i Lushnjës, Artan Banu u pezullua me dy ndeshje dhe 30 mijë lekë. Lista vazhdon me futbollistin Gentian Cela të Lushnjës (2 ndeshje pezullim, 30 mijë lekë gjobë) dhe po me këto masa u dënuan edhe futbollistët Elton Ceno (Sopoti), Andi Shtrepi (Laci), Bledian Rizvani (Laci) dhe Edmond Lala (Tomori). Kërkesat për zgjidhje të kontratës të bera nga lojtarët Ricard Bokatola (Kastrioti), Erald Turdiu (Kastrioti), Oriand Abazaj (Tirana), Marius Ngjela (Skënderbeu), Emanuel Ezerioha dhe Ambrose Ohadiro (që të dy të Burrelit) do të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme, që do të mbahet, më 16 janar 2008.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›