Cana rikthehet para kohe

Gjenda fizike e Lorik Canes eshte permiresuar mrekullisht dhe mesfushori shqiptar pritet te rikthehet ne fushen e blerte me heret se qe pritej.
Mesfushori shqiptar kishte lenduar nyjen e kembes me saktesisht ligamentet ne ndeshjen kampionale turke ndaj Manisasporit 9 dite me pare.
Me ate rast mjeket parashihnin rikthimin e tij pas 3 javesh por mediat turke shkruajne se 26-vjecari u eshte rikthyer stervitjeve dhe se ai do te jete ne gjendje te luaje ne derbin e 28 nentorit kunder Besiktasit.
Cana mungoi ne ndeshjen miqesore qe e zhvilloi Kombetarja shqiptare javen qe shkoi me Maqedonine. Mesfushori shkaterrues ishte transferuar ne Galatasaray gjate veres nga Sunderland ku pati sezon pozitiv.
Ai nuk pati fillim te mbare te eksperiences turke nen drejtimin e trajnerit Frank Rijkaard por me zevendesuesin e tij Gheorghe Hagi Cana e ka gjetur qetesine dhe po luan rregullisht per gjigantin turk.