E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana, sot pritet zyrtarizimi i kalimit të tij te Hamburgu

Dita e sotme duket se do të jetë ajo
që do të zyrtarizojë të ardhmen e
yllit të futbollist shqiptar, Lorik Cana.
Sipas lajmeve të fundit të shtypit francez,
gjithçka duket e mbaruar, pritet vetëm
formalizimi i këtij transferimi. Çështja që
mbante peng Lorik Canën tek Olimpiku i
Marsejës, tashmë konsiderohet e zgjidhur.
Skuadra nënkampione e Francës mësohet
se ka siguruar zëvendësin e mesfushorit
shqiptar. Stefan Mbia ka fi rmosur tani një
kontratë me Marsejën. Kjo i mundëson
futbollistit shqiptar, duke nisur nga dita
e sotme (e hëna) t‘i bashkohet skuadrës
së tij të re, e cila me shumë gjasa do të
jetë Hamburgu. Sipas shtypit francez,
"marrëveshja mes Olimpikut dhe klubit
të Bundesligës është arritur për shifrën e 7
milionë eurove plus 1 milionë të tjera bonus,
ndërsa Cana ka fi rmosur një kontratë
katërvjeçare". Megjithatë, do të jetë dita e
sotme ajo që do ta vërtetojë një gjë të tillë.
Për Canën interesohen edhe Liverpuli e
Arsenali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›