Rexhina i kërkon Bogdanit të rikthehet në "shtëpi"
Merkatoja e futbollistëve
ka kapur tashmë kulmin
e saj dhe të gjitha
skuadrat janë hedhur në kërkim
të përforcimeve të duhura për
skuadrat e tyre, në prag të nisjes
së fazës përgatitore për sezonin
tjetër. Të njëjtën gjë po bën edhe
Rexhina, e cila, sipas shtypit lokal
të Rexhio-Kalabrias, i ka kthyer
sytë nga sulmuesi shqiptar, Erjon
Bogdani. Klubi kalabrez do të
duhet të luajë sezonin tjetër në
Serinë B, pasi në fund të edicionit
2008-2009 u rendit në vendin e
parafundit të klasifi kimit të Serisë
A. Sikurse raportojnë mediat nga
përtej Adriatikut, Rexhina, pasi
ka dështuar në tentativat për të
marrë sulmuesin Bonacoli, tashmë
është e detyruar të kthejë sytë nga
lojtarë të tjerë. Në krye të listës së
saj qëndron pikërisht Bogdani. Për
shtatlartin shqiptar bëhet fjalë për
një rikthim në "shtëpi", pasi e ai e
ka veshur edhe më parë bluzën e
kësaj skuadre për më shumë se tri
sezone me radhë. Bomberi i kombëtares
shqiptare, i cili aktualisht
është në pronësinë e Kievos, ka
hyrë në shënjestrën e drejtuesve
të Rexhinës vetëm ditët e fundit.
Por vetëm pas disa ditësh do të
mësohet se cila do të jetë rruga që
do të marrin tratativat mes palëve.
Fjalën e fundit do ta thotë Kievo.
Rexhina nuk është një skuadër e
panjohur për Bogdanin. Madje, ajo
mund të quhet vërtet "shtëpia" e
tij në Serinë A. Në janar vitit 2000,
Bogdani braktisi ekipin e njohur
kroat, Dinamon e Zagrebit për
t‘u transferuar pikërisht te kjo
skuadër, ku do të qëndronte për tri
sezone e gjysmë. Në atë gjysmësezoni,
ai mundi të shënonte 2 gola.
Në edicionin pasues (2000/2001)
realizoi vetëm një gol. Ndërsa në
sezonin 2001/2002 Rexhina ishte
e detyruar të luante në Serinë B
dhe edhe falë 7 golave të Bogdanit,
mundi të siguronte rikthimin
në Serinë A. Në 2002-2003 shënoi
edhe një gol tjetër). Te këto tri
sezone e gjysmë, Bogdani mundi
të realizonte në total 11 gola në 69
ndeshje. Në dy edicionet pasardhëse,
Rexhina e xhiroi shqiptarin
në formë huazimi te Salernitana,
ku bëri një paraqitje të mirë: 38
ndeshje, 8 gola. Më pas kalabrezët
e xhiruan me të njëjtën formulë te
Verona e Serisë, ku zhvilloi edhe
sezonin e tij më të mirë në Itali:
në 38 ndeshje të zhvilluara shënoi
17 gola, duke u pozicionuar i
katërti në klasifikimin vjetor të
golashënuesve të Serisë B. Kjo
paraqitje e shkëlqyer e tij bëri bujë,
aq sa bindi drejtuesit e Sienës të
kërkonin blerjen përfundimtare të
kartonit të Bogdanit nga Rexhina
në janarin e vitit 2005. Duke iu
rikthyer interesimit aktual të kalabrezëve,
duhet nënvizuar se do
të jetë shumë i rëndësishëm edhe
vendimi i Bogdanit, i cili duket se
preferon më shumë të luajë edhe
një vit me Kievon në Serinë A, sesa
të zbresë në Serinë B për Rexhinën.
Një tjetër skuadër e interesuar
për shqiptarin është edhe Bari i
Serisë A.
ka kapur tashmë kulmin
e saj dhe të gjitha
skuadrat janë hedhur në kërkim
të përforcimeve të duhura për
skuadrat e tyre, në prag të nisjes
së fazës përgatitore për sezonin
tjetër. Të njëjtën gjë po bën edhe
Rexhina, e cila, sipas shtypit lokal
të Rexhio-Kalabrias, i ka kthyer
sytë nga sulmuesi shqiptar, Erjon
Bogdani. Klubi kalabrez do të
duhet të luajë sezonin tjetër në
Serinë B, pasi në fund të edicionit
2008-2009 u rendit në vendin e
parafundit të klasifi kimit të Serisë
A. Sikurse raportojnë mediat nga
përtej Adriatikut, Rexhina, pasi
ka dështuar në tentativat për të
marrë sulmuesin Bonacoli, tashmë
është e detyruar të kthejë sytë nga
lojtarë të tjerë. Në krye të listës së
saj qëndron pikërisht Bogdani. Për
shtatlartin shqiptar bëhet fjalë për
një rikthim në "shtëpi", pasi e ai e
ka veshur edhe më parë bluzën e
kësaj skuadre për më shumë se tri
sezone me radhë. Bomberi i kombëtares
shqiptare, i cili aktualisht
është në pronësinë e Kievos, ka
hyrë në shënjestrën e drejtuesve
të Rexhinës vetëm ditët e fundit.
Por vetëm pas disa ditësh do të
mësohet se cila do të jetë rruga që
do të marrin tratativat mes palëve.
Fjalën e fundit do ta thotë Kievo.
Rexhina nuk është një skuadër e
panjohur për Bogdanin. Madje, ajo
mund të quhet vërtet "shtëpia" e
tij në Serinë A. Në janar vitit 2000,
Bogdani braktisi ekipin e njohur
kroat, Dinamon e Zagrebit për
t‘u transferuar pikërisht te kjo
skuadër, ku do të qëndronte për tri
sezone e gjysmë. Në atë gjysmësezoni,
ai mundi të shënonte 2 gola.
Në edicionin pasues (2000/2001)
realizoi vetëm një gol. Ndërsa në
sezonin 2001/2002 Rexhina ishte
e detyruar të luante në Serinë B
dhe edhe falë 7 golave të Bogdanit,
mundi të siguronte rikthimin
në Serinë A. Në 2002-2003 shënoi
edhe një gol tjetër). Te këto tri
sezone e gjysmë, Bogdani mundi
të realizonte në total 11 gola në 69
ndeshje. Në dy edicionet pasardhëse,
Rexhina e xhiroi shqiptarin
në formë huazimi te Salernitana,
ku bëri një paraqitje të mirë: 38
ndeshje, 8 gola. Më pas kalabrezët
e xhiruan me të njëjtën formulë te
Verona e Serisë, ku zhvilloi edhe
sezonin e tij më të mirë në Itali:
në 38 ndeshje të zhvilluara shënoi
17 gola, duke u pozicionuar i
katërti në klasifikimin vjetor të
golashënuesve të Serisë B. Kjo
paraqitje e shkëlqyer e tij bëri bujë,
aq sa bindi drejtuesit e Sienës të
kërkonin blerjen përfundimtare të
kartonit të Bogdanit nga Rexhina
në janarin e vitit 2005. Duke iu
rikthyer interesimit aktual të kalabrezëve,
duhet nënvizuar se do
të jetë shumë i rëndësishëm edhe
vendimi i Bogdanit, i cili duket se
preferon më shumë të luajë edhe
një vit me Kievon në Serinë A, sesa
të zbresë në Serinë B për Rexhinën.
Një tjetër skuadër e interesuar
për shqiptarin është edhe Bari i
Serisë A.