Berisha, pranë huazimit te Bielefeld në Bundesligë
E ardhmja e Besart Berishës duket se do
të jetë në kampionatin gjerman. Sulmuesi
i kombëtares shqiptare, i cili është
nën kontratë me Bërnlin e Premier Ligës
deri në vitin 2010, po stërvitet me Arminian
e Bielefeldit në Gjermani, skuadër e
cila ka rënë kategorinë e dytë në fund të
sezonit, por shpreson të ringjitet shumë
shpejt mes më të mirave të kampionatit
gjerman. Berisha në fakt po kalon një
periudhë prove në Gjermani, ku shpreson
t‘i bindë drejtuesit e skuadrës gjermane
për t‘u transferuar përfundimisht te kjo
skuadër. Transferimi i Berishës mund të
bëhet në formën e huazimit, pasi kartonin
e lojtarit e zotëron Bërnli. Kosovari ka luajtur
para dy viteve me Hamburgun (1 gol në
12 ndeshje) dhe u shit për 340 mijë sterlina
te Bërnli, ku akoma nuk ka debutuar në një
ndeshje zyrtare. Pas dëmtimit të rëndë në
miqësoren e dy viteve më parë me Maltën,
Berisha është huazuar te norvegjezët e
Rozenborgut dhe te danezët e Horsensit.