E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana, te enjten bashkohet me “macet e zeza”Lajmi u publikua në faqen zyrtare të klubit anglez.

Mesfushori shqiptar Lorik Cana dhe sulmuesi Frajzer Kempbëll, dy nga blerjet e reja të trajnerit të Sanderlendit, Stiv Brus, do të bashkohen te enjten për herë të parë me pjesën tjetër të ekipit, ku dhe do të prezantohen zyrtarisht. Lajmi u publikua në faqen zyrtare të klubit anglez. Sulmuesi Frejzër i ardhur nga Mançester Junaitid u ble në shumën e 3.5 milionë sterlinave (4.2 milionë euro), ndërsa Cana i blerë nga Marseja, në shumën 5 milionë sterlinave (6 milionë euro). Ndeshja e parë e Lorik Canës me Sandërlendin është miqësorja kundër Sëlltikut, më 1 gusht.

E Merkure, 29 Korrik 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›