Cana u heq euforine kuqezinjve Luksemburgu Sdo jete e lehte
Shqiperia pergatitet sot te luaje aktin e dyte te eliminatoreve te Euro 2012 dhe kunder Luksemburgut pret tri pikeshin e pare ne grup. Ne leter gjithcka eshte thuajse 100 e sigurt. Opinioni pret goleade por ata qe e kane pare veten shpesh ne situata te tilla rrefejne se nuk do te jete e lehte. Nje prej tyre eshte Lorik Cana ylli i Kombetares kuqezi i cili i ka hequr luksin e euforise vetes dhe shokeve te skuadres duke kerkuar kujdes dhe impenjim maksimal edhe pse kundershtari eshte me modesti ne Europe. Edhe ne perballjet e meparshme me Luksemburgun veshtiresite e hasura nuk kane qene te pakta edhe pse ne fund kemi fituar. Nje fakt qe ndikon eshte mentaliteti i lojes tone pasi per pjesen me te madhe te impenjimeve tona nderkombetare na eshte dashur te aplikojme loje mbrojtese ndersa ne pak raste na duhet te bejme liderin ne fushe dhe te udheheqim lojen. Fitorja eshte alternativa e vetme prandaj ne pragndeshje ka shume presion u shpreh Cana. Kur luajme ne Rumani mund te pretendojme te kemi ne frenat e lojes ne dore te sulmojme dhe te mbajme ritmin e ndeshjes. Por sot ndaj Luksemburgut na duhet te jemi ne ata qe qarkullojne topin dhe sulmojne me shume. Miqesoret e fundit me skuadra qe aplikojne loje mbrojtese si Andorra e Uzbekistani kane qene teste te mira edhe pse kemi marre fitore te ngushta dhe jo bindese. Nje nga armiqte e kuqezinjve ne kete ndeshje mund te jete euforia por Cana e largon ate me sa mundet dhe leshon nje paralajmerim per te gjithe skuadrat e grupit D. Ne nuk kemi luks per te qene euforike pasi ne ndeshje te tilla mund te dalin kunder shume faktore. Mund te mos jete forma fizike e duhur mund te mos kesh fat mund te jete dita jone e keqe prandaj duhet te tregohemi te kujdesshem dhe te impenjohemi maksimalisht te gjithe per te arritur objektivin. Ne Grupin D ne do te luajme shanset tona pastaj secili ekip llogarit se do te marre maksimumin nga Luksemburgu por nuk ka per te qene kaq e lehte ka per te qene e veshtire per te gjitha skuadrat. Mesfushori shqiptar thekson se forca e kombetares aktuale ne krahasim me ata te se kaluares ku kishte me futbolliste me pervoje eshte tek atmosfera e mire qe ekziston ne grup duke shtuar se nuk ka klane e as njerez me personalitet te hekurt qe kerkon te jete titullar me patjeter.