E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vangjeli kerkon fitoren si dhurate per ditelindje

Kombetarja

Nje fitore ndaj Luksemburgut sot do te kompletonte ne nje fi llim shume te kenaqshem te eliminatoreve te Euro 2012 nga Shqiperia. Nje trepikesh sot do ti jepte mundesine perfaqesues sone te qendroje ne vendet e para ne tabelen e renditjes pas ketyre dy ndeshjeve te para. Por gjithashtu nje triumf ndaj luksemburgasve do te ishte edhe nje dhurate e bukur per mbrojtesin e kombetares sone Kristi Vangjeli i cili te dielen ka festuar 25-vjetorin e lindjes se tij se bashku me shoket e perfaqesues ne grumbullimin e perfaqesueses ne hotel Dyrrahu. Kjo ka qene edhe kerkesa e vete mbrojtesit per shoket e skuadres qe do te zbresin sot ne fushen e Qemal Stafes ndaj Luksemburgut. Ditelindjen e festova me shoket e Kombetares rrefen vete Vangjeli i cili eshte pjese e perfaqesues tone qe nga viti 2007. U be nje feste e kendshme ku nuk munguan embelsirat torta batutat dhe shakate e ndryshme. Ishte vertet nje nate e shume e kendshme per mua dhe kenaqesi qe e festova ne ditelindjen time te 25-te ne kete ambient shtoi me pas Kristi i cili edhe pse ka marre shume dhurata kerkon dicka qe do te ishte me e vecante per te Nje fi tore ndaj Luksemburgut do te ma beje akoma me speciale ditelindjen theksoi mbrojtesi. Vangjeli e ka fi lluar karrieren e tij te skuadra e Arisit te Selanikut ne vitin 2003 dhe deri tani ka luajtur 83 ndeshje me kete ekip. Ndersa ne kombetare numeron 19 ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›