Cana “zbulon” të ardhmen: Arsenalin

(www.albania-sport.com) – Loja e tij tipike angleze e bëri të famshëm Lorik Canën në kampionatin francez. Sot, Lorik Cana, pati fatin të shpërthente të Sunderland dhe të fitonte reputacionin e një futbollisti luftarak e të denjë për skuadrat më të mëdha të planetit. Arsenali është duke menduar për të. Në fakt, ky nuk është një lajm i ri, dhe këtë e zbulon vetë kapiteni shqiptar.
Transferimi me dëshirë i Lorikut te Sunderland ishte një hap i studiuar mirë e me një strategji të qartë. Një skuadër e formatit të Sunderland do t’ shërbente mesfushorit shqiptar të nxirrte në pah rolin e tij thelbësor brenda ekipit, por edhe eksplorimit në terren të futbollit të shpejtë e tepër cilësor britanil. Pas katër vitesh të kaluara te Marseja – në dy vitet e fundit edhe si kapiten i klubit francez – ndërkomëtari Cana kishte nevojë për një sfidë të re.
Drejtimi ishte Anglia dhe “Macet e zeza”, ku mesfushori shkatërrues do të pronësonte dhe shirtin e kapitenit, për herë të dytë në tri skuadrat e karrierës së tij. I përgjegjshëm për detyrën e kapitenit, Cana u përshtat shumë shpejt me lojën e sfidën në Premier League.
Vetëm disa javë pas mbërritjes së tij në ishull, media angleze shkruajti për një intersim të dukshëm të Arsenalit nga ish-kapitenit të Marsejës. Madje edhe vetë klubi francez, Olimpik i Lionit, u tërhoq fuqishëm nga emri i Canës. I pyetur nga “Sunderland Echo”, Lorik Canam, atëherë zbuloi se ai mund të ishte shumë kohë më parë pjesë e “Topçinjve”, qysh kur ishte 16 vjeç.
“U ftova nga Arsenali për një prove kur isha 16 vjeç. Nuk munda të shkoja pasi kisha probleme me vizën. Nuk kisha letra të mira. Kur ti je refugjat në një vend, ti nuk mund të largohesh prej tij. Fati ishte diku tjetër. I imi ishte të luaja në Francë, isha i lumtur ta bëja këtë”, - citohet Cana nga faqja franceze Footmercato.net.
Arsenali, kundërshtari i Lorikut në ndeshjen e 20 shkurtit, ndoshta mund t’i japë rastin Canës për ta bërë pjesë të tij gjatë merkatos së verës së ardhshme.
Lorik Cana beson se Sunderland ka shumë cilësi për të përballuar një skuadër të madhe si Arsenal dhe t’i japin fund serisë jo të mirë në ndeshjet e fundit.
“Macet e zeza” pas një starti të shkëlqyer në fillimin e sezonit kanë 12 ndeshje pa fituar, çka i ka ulur ata në renditje.
Aspirata për të qenë pjesëmarrës në kualifikueset e kompeticioneve europiane duket se ka dështuar, ndërkohë që klubit tani i duhet të përballojë një tjetër objektiv, kur ndodhet vetëm tri pikë larg zonës së rënies.
Situata është alarmante dhe rënia duhet shmangur urgjentisht, por kapiteni Lorik Cana këmbëngul se nuk deri tani asnjë për panik.
“Kur ju nuk fitoni për disa muaj rresht, atëherë është e qartë se ju do të përfshiheni në betejën për mbijetesë”, - tha Cana për “Sunderland Echo”.
“Renditja është e ngjeshur dhe shumë ekipe përreth nesh janë duke grumbulluar pikë. Por, ne nuk jemi duke menduar shumë për betejën e mbijetësës, ne jemi të përqendruar për të marrë fitore dhe të kemi një fundsezoni të fuqishëm.
"Unë mendoj se ne kemi mjaftueshëm cilësi për të qenë në pjesën e sipërme të renditjes, por dy-tre muajt ne kemi pasur shumë probleme me dëmtime apo me lojtarët që vinin pas dëmtimeve dhe nuk ishin ne nivelin e tyre më të mirë. Në Premier League ju nuk mund t’ia dilni pa këtë. Ne duhet të mbajmë lart shpirtin e garës dhe të përpiqemi të grumbullojmë sa më shumë pikë sa të mundemi”.
Cana në shifra
Paris SG: 81 ndeshje, 2 gola
O. Marsejë: 175 ndeshje, 8 gola
Sunderland: 27 ndeshje, 0 gola
Transferimet
2005: PSG-Marsejë, 4 milionë euro
2009: Marsejë-Sunderland, 6 milionë euro
Burimi: Albania-sport.com
E Enjte, 18 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili