Bogdani: “Po kalojmë moment të vështirë”

(www.albania-sport.com) - Sulmuesi shqiptar i Chievo Verona, Erjon Bogdani, është i vetëdijshëm për periudhën negative që po kalon skuadra e tij në pjesën e dytë të sezonit të Serie A pas një të pare shumë shpërthyese.
JO MË GABIME
“Humbje se ajo e së dielës kundër Sienës, duhet të na bëjmë të reflektojmë shumë. Jemi një grup i bashkuar, dhe duhet të rinisemi me këmbën e duhur. Është një moment i vështirë, por kjo i ndodh çdo skuadre. Tani duhet ta dimë se nuk mund t’i lejojmë vetes të gabojmë sërish. Pasi skuadrat e tjera pas nesh vrapojnë dhe ne nuk duhet të bëjmë ndryshe”, - tha Bogdani për faqen zyrtare të klubit.
ZGJIDHJA E SITUAËS
“Pak gola nga ne sulmuesit? Këtu ne sulmuesit luajmë për skuadrën, ndjekim lëvizjet dhe ‘sakfrifikojmë’. Natyrisht që duhet të marrim dhe ne përgjegjësitë tona dhe do të thosha se tani erdhi momenti për ta ‘futur brenda’. Zgjidhja? E vetmja zgjidhje është të vazhdojmë në fushë gjatë javës. Jemi duke punuar veçanërisht përpara portës dhe nga ndeshja e ardhshme jam i bindur se gjërat do të ndryshojnë”.
SFIDE VENDIMTARE
Në lidhje me sfidën e Bergamos kundër Atalantës, Bogdani pranon: “Do të jetë një ndeshje e rëndësishme si për ne, ashtu dhe për ata. Vijnë nga një pikë e mirë nga një fushë e vështirë si ajo e Katanias. Ne duhet të përqendrohemi të vetja jonë dhe të mendojmë se jemi të aftë për të përsëritur sezonin e kaluar. Jam i sigurt se do të bëjmë një ndeshje të mirë. Deri tani kemi qenë gjithmonë larg zonës së nxehtë. Dhe dëshirojmë të vazhdojmë të ecim në këtë rrugë”.
IRLANDA E VERIUT
Erjon Bogdani ka marrë prej disa ditësh ftesën për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare për ndeshjen miqësorë ndërkombëtare kundër Irlandës së Veriut. Takimi do të zhvillohet, më 3 mars (20:45) në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Shqipëria do të përballet me Francën, Rumaninë, Bosnjë-Hercegovinën, Bjellorusinë dhe Luksemburgin në grupin D kualifikues të Kampionatit Europian 2012.
Burimi: Albania-sport.com
E Enjte, 18 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili