E Diel, 1 Nëntor 2026

Canaj gjobitet me 50 mijë lekëZëvendëstrajneri i Bylisit, Arbër Sino, u pezullua tri ndeshje

Publikoje ne rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Trajneri i Gramozit, Agim Canaj, u gjobit me 30 mijë lekë nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, për shkak të protestave me gjeste provokuese ndaj gjyqtari në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, Flamurtari-Gramozi (1-1), e që në fund rezultoi me kualifikimin historik të skuadrës kolonjare për herë të parë në çerekinalet e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar.

SINO
Zëvendëstrajneri i Bylisit, Arbër Sino, për ofendime ndaj lojtarit dhe trajnerit kundërshtar (Shkëlqim Muçës) në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, Dinamo-Bylis, u pezullua me tri ndeshje dhe 50 mijë lekë gjobë.

KRAJA
Futbollisti i Skënderbeut, Elvis Kraja, për gjeste fyese e provokuese ndaj arbitrit u pezullua dy ndeshje dhe 30 mijë lekë gjobë.

Numri i klikimeve - 3350
  E Premte, 11 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›