Putincanin “feston” me gjobë datëlindjenSerbi “feston” 22-vjetorin e tij më 16 dhjetor me 1 milione leke gjobe

Publikoje ne rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Mbrojtësi serb i Dinamos, Marko Putincanin, u pezullua pesë ndeshje nga aktiviteti futbollistik nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
DATELINDJE ME GJOBE
Lojtari i kryesueseve të Superligës goditi me kokë një lojtar të Bylisit, në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, Dinamo-Bylis (3-0). Serbi “feston” 22-vjetorin e tij (i mbush, më 16 dhjetor) me një gjobë prej 1 milionë lekësh të vjetër. Për Putinçanin sezoni i këtij viti mbyllet këtu, duke humbur të gjitha ndeshjet e mbetura gjatë 2009-s.
Numri i klikimeve - 3349
E Premte, 11 Dhjetor 2009