E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cani: Rritja e normave të interesit, e pranueshme

Ka rreth dy javë që bankat e nivelit të dytë po rrisin normat e intersit për kredi dhe depozita në shifra të habitshme. Por ajo e cila është më shqetësuesja janë normat e larta të intersit për depozitat. Lidhur me këtë fakt në një intervistë për "Ora News", ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani shprehet se nivelet e këtyre normave mbeten të pranueshme, por rritja e tyre tregon një agresivitet për tregun bankar. Në kuadër të kësaj ai ka shtuar Banka e Shqipërisë duhet që të ndërhyjë, pikërisht në uljen e këtyre normave. Normat e larta të interesit si për kredi dhe depozita përkthehen në më pak likuiditet për buxhetin e shtetit, më pak shpenzime qeveritare, dhe më pak investime nga ana e bisneseve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›