Fasonistët: Të shfuqizohet urdhri i doganave, rrezikojnë 30 ndërmarrje
31/07/2009 Dhoma e Prodhuesve të Veshjeve takon zëvendësministrin e Financave, Florjon Mima
Industria me fason rrezikohet nga rritja e referencave. Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me rritjen e presionit të krizës globale ndërkombëtare ndaj bizneseve që prodhojnë me material porositësi për vendin dhe për eksport në një takim me zëvendësministrin e Financave, Florjon Mima. Por më urgjente ka qenë kërkesa për shfuqizimin e urdhrit të Drejtorisë së përgjithshme të Doganave për rritjen e referencave. Sipas tyre, ky urdhër rrezikon të çojë në falimentim mbi 30 ndërmarrje. Urdhri i Drejtorit të përgjithshëm të Doganave mbi vendosjen e disa indikatorëve kontrolli shtesë në vlerësimin doganor të mallrave me origjinë nga vendet jashtë BE-N-EU, pavarësisht qëllimit të autoritetit doganor për një vlerësim më të mirë dhe real të disa grup-mallrave, lidhet me rritjen në mënyrë drastike të çmimeve të referencave të lëndës së parë. Sipas fasonistëve, kërkesa për rivlerësim doganor dhe për verifikimin e raporteve të vlerës me peshën e këtyre mallrave dhe vendosja e indikatorëve të kontrollit shtesë, nuk i referohet çmimeve reale të matura në bursat ndërkombëtare për produktet e importuara për nevojat e industrisë vendase të prodhimit të veshjeve e konfeksioneve të tjera. “Sipas këtij urdhri të kreut të Shërbimit Doganor Shqiptar, bizneset e prodhimit të veshjeve që punojnë për vendin duhet të mbyllen, të pushojnë punëtorët nga puna dhe Shqipëria të destinojnë të gjithë valutën e nevojshme për importin e këtyre produkteve, kur ato mund të prodhohen në Shqipëri me kosto e cilësi të pranueshme, duke mundësuar punësimin e një numri të konsiderueshëm punëtorësh. Aktualisht në rang vendi janë më shumë se 30 ndërmarrje të tilla që prodhojnë konfeksione për nevojat e konsumatorëve vendas, ndërsa numri i të punësuarve prej tyre në tregun e shitjes me shumicë dhe pakicë është mjaft i konsiderueshëm”, - theksojnë përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve.