Kreditë, pritet rritje në gjashtë muajt e ardhshëm
31/07/2009 Do të ndikojnë ardhja e emigrantëve dhe ofertat e bankave për interesat
Vëzhgimet e Bankës së Shqipërisë te grupet e interesit shprehin pritshmëri për rritje të nivelit të kreditimit nga ana e bankave në 6 mujorin e dytë të 2009-s. Kjo bazuar edhe në analizën e strukturës së portofolit të kredive gjatë tremujorit të fundit. Sipas ekspertëve të BSH-së, struktura tregon për një ritëm më të lartë të rritjes së kredisë akorduar bizneseve kundrejt kredisë dhënë individëve
Kreditë dhe pritshmëritë
Situata e sistemit bankar pritet të përmirësohet gjatë muajve të verës. Kjo pasi një pjesë e emigrantëve që kthehen në vend për pushime pritet të depozitojnë kursimet e tyre nëpër banka. Për këtë arsye, bankat do të ofrojnë më shumë variacion për rritjen e normave të interesit gjatë kësaj periudhe. Në tremujorin e parë të këtij viti Banka e Shqipërisë raportoi një rezultat mjaft të mirë të sistemit bankar. “Klasifikimi i kredisë sipas subjektit të kredisë (biznese dhe individë) dhe qëllimit të përdorimit të kredisë, në fund të tremujorit të parë të vitit, ashtu sikundër edhe në fundvitin 2008, dallon peshën më të madhe të kredisë për “investime në pasuri të paluajtshme” dhënë individëve me 23.3 për qind të tepricës totale të kredisë, pasuar nga “overdraftet” për bizneset me 20.7 për qind të totalit. Ndërsa, norma më e lartë e rritjes konstatohet për kredinë dhënë individëve për konsumin e mallrave jo të qëndrueshëm pasuar nga kredia për “overdraft” dhe ajo për kapital qarkullues dhënë bizneseve”, - thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë. Një tjetër element që evidentohet gjatë tremujorit të parë të këtij viti është rritja e treguesit “kredi ndaj totalit të depozitave” me 4.3 për qind kundrejt fundit të vitit 2008. “Rritja e treguesit vjen nga rënia e depozitave nga klientët, ndërsa portofoli i kredisë ka vijuar rritjen. Vlerësimi i përshtatshmërisë së aktiveve likuide të sistemit tregon se ato janë të mjaftueshme për të mbuluar rënien e nivelit të depozitave sipas disa skenarëve”,- shpjegon Banka e Shqipërisë.
Fitimet
Rezultati neto i sistemit bankar për tremujorin e parë të vitit 2009, ndryshe nga një tremujor më parë, raportohet në një vlerë pozitive prej rreth 275 milionë lekësh. “Treguesi përllogaritet më pak sesa mesatarja tremujore e vitit 2008, prej rreth 1.8 miliardë lekësh. Ndikimin kryesor e kanë dhënë shpenzimet për provigjone nga kreditë (të cilat përllogariten rreth 2 herë më të larta), si edhe shpenzimet e veprimtarisë, të cilat tregojnë vijimësinë e zgjerimit të vëllimit të aktivitetit dhe veprimtarisë që ka pësuar sistemi bankar kundrejt një viti më parë”,- vlerëson Banka e Shqipërisë. Institucioni mbikëqyrës thekson se një burim i rëndësishëm financimi për disa nga filialet apo degët e bankave të huaja në Shqipëri janë huatë e marra nga bankat mëma, bankat e tjera të grupit dhe institucionet të tjera financiare jorezidente. Gjatë këtij tremujori këto fonde rezultojnë të rritura me 5.5 për qind, ndërsa evidentohet edhe rritja e rëndësisë së tyre ndaj totalit të burimeve.
Rritja
Banka e Shqipërisë raporton një rritje edhe për depozitat në të tre monedhat. “Vihet re një prirje ngritëse sa i përket ritmit të rritjes së depozitave dhe kjo është një shenjë shumë e mirë që na bën të besojmë se tashmë ajo pjesë e ndikuar nga efektet psikologjike mund të quhet e tejkaluar. Ajo që është vënë re si aspekt pozitiv është se, sipas të dhënave janar - qershor 2009 kredia e re ka vijuar të shtohet në treg”, - theksojnë ekspertët e bankave.
6-mujori i parë
AMF: Shtohet numri i
kontratave të sigurimeve
“Në periudhën janar-qershor 2009 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 362 450, duke shënuar një rritje prej rreth 29 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008”. Ky është një prej përfundimeve të analizës që Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare u ka bërë të dhënave të 6-mujorit të parë të vitit. Sipas këtij autoriteti, është rritur numri i kontratave të lidhura e, për rrjedhojë, edhe të ardhurat e kompanive. “Rritja e numrit të kontratave në 2009-n u shoqërua me rritjen e vëllimit të të ardhurave nga primet. Primet e shkruara bruto të sigurimeve arritën në rreth 4.062 milionë lekë, shifër kjo 27 për qind më e lartë se ajo e të njëjtës periudhë të vitit 2008”, - thekson raporti i AMF-së. Tregu gjithsesi mbetet i orientuar drejt sigurimeve të Jo-Jetës, që sollën rreth 92 për qind të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 8 për qind. Në 6-mujorin të parë të vitit, vëllimi i primeve të shkruara bruto në sigurimin vullnetar arriti shifrën 1.945 milionë lekë me një rritje prej 50 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë dhe me rreth 66 për qind rritje të numrit të kontratave të sigurimit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sigurimi i detyrueshëm vazhdoi të dominojë në tregun shqiptar, duke sjellë rreth 52 për qind të të ardhurave nga primet e shkruara bruto të sigurimeve. Sipas AMF-së, peshën më të madhe e zë produkti “Jetë Debitori”.