Rama: Qeveria po mban peng të ardhmen

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama hap punimet e kongresit të jashtëzakonshëm ku me tone të ashpra akuzon qeverinë se ka marrë peng të ardhmen. Ndërsa shprehet i bindur në rrugën politike të partisë që ai drejton, Rama tha se protesta e 30 prillit do t'i gjejë socialistët në shesh edhe në datën 1 maj e më tej në protesta për votën e lirë, fjalën e lirë dhe krizën ekonomike. Me njerzit dhe për njerzit është motoja që do të udhëheqë protestën e socialistëve që në 1 maj pritet të përplaset në shesh me mitingun festiv të demokratëve.
Sipas kreut të selisë rozë, kryeministri ka marrë peng vendin për të vjedhur edhe zgjedhjet e ardhshme siç bëri me 28 qershorin që vodhi fitoren e Partisë Socialiste.
z.Rama përshënderi kthimin në radhët e partisë socialiste të anëtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim si Fatos Klosi, Pëllumb Xhufi, Ndre Legisi dhe të tjerë që nuk u bënë palë me këtë qeveri që po shkatërron vendin.
Që në nisje të punimeve, kongresi mbajti një minut heshje për vdekjen e presidentit polak Kazinski, ndërsa që u shfaq edhe përshëndetja video e kryeministrit të Greqisë, Jorgo Papandreu aleat i socialistëve. Ndërsa hiri vullkanik i Islandës ka penguar ardhjen e delegacionit të PES në Shqipëri për të marrë pjesë në këtë kongres.