Cani dhe Xhihani, emrat e pare te lakuar
Edgar Cani dhe Parid Xhihani, jane sulmuesit qe priten te testohen ne dy ndeshjet miqesore, para se trajneri kuqezi Kuzhe, te beje ndryshimet ne repartin e sulmit. Gjate eliminatoreve te finaleve te Kupes se Botes 2010, sulmi here pas here u kap ne veshtiresi, duke mos arritur qe te zhbllokohet ne pjesen me te madhe te ndeshjeve. Besart Berisha e ka humbur vendin, pas sezonit te fundit. Tre sulmuesit e tjere baze te ekipit, Hamdi Salihi, Edmond Kapllani dhe Erjon Bogdani kane pasur luhatje gjate gjithe ketij sezoni. Trajneri Josip Kuzhe udhetoi pak dite me pare drejt Italise, per te pare nga afer sulmuesin e Piacences, Canin. Por edhe performanca e Xhihanit i ka bere pershtypje, nderkohe qe Migen Memelli konsiderohet nje tjeter goditje e mundshme e trajnerit Kuzhe, ne listen qe do te shpalle pak dite me vone.