Kuzhe, gati lista per dy miqesoret e ardhshme
Me 25 maj kuqezinjte do te luajne ndaj Malit te Zi dhe me 2 qershor presin Andorren ne Tirane
Aranit Muraci
Lista e ekipit kuqezi, per dy ndeshjet e radhes miqesore do te shpallet te shtunen, pasi trajneri Josip Kuzhe te kete perpiluar te plote emrat e te gjithe lojtareve qe do te ftohen per te luajtur ndaj Malit te Zi dhe Andorres. Josip Kuzhe do te shpalle listen e ekipit kuqezi, per dy ndeshjet miqesore, ne fund te ketij muaji. Ne liste jane planifikuar qe te jene rreth 27 lojtare, pasi do te zhvillohet dy ndeshje miqesore njera pas tjetres, brenda nje afati kohor prej nje jave. Trajneri kroat do te ftoje disa lojtare te rinj nga kampionati shqiptar i futbollit, te cilet do te testohen ne miqesoren e 2 qershorit dhe ata qe do te kalojne provon pritet te jene gati, ne sfidat eliminatore te "Euro 2012". Sipas njoftimeve te para nga ekipi kombetar, ne miqesoren e ardhshme me Malin e Zi nuk do te kete shume ndryshime nga lista, me perjashtim te ndonje futbollisti i cili nuk do te jete ne kushte fizike per te luajtur deri ne fund. Pra, me 25 maj ndaj Malit te Zi pritet te jete po ajo skuader qe ka luajtur ne ndeshjen e fundit miqesore, ndaj Irlandes se Veriut. Kuzhe ka planifikuar nje test mes tyre, pra per te bere "skercot" e para, ne vigjilje te eliminatoreve te evropianit te radhes. Me pare trajneri ka bere me dije se do te kete edhe rinovime. Ne konferencen e shtypit, pasi te publikoje edhe emrat e lojtareve qe do te luajne ndaj Malit te Zi dhe Andorres, trajneri do te komentoje vendimet dhe projektin e tij, tre muaj para se te luhen kartat e para, per suksesin e pare ne Evrope. Ndaj skuadres se Andorres, me 2 qershor Josip Kuzhe ka ne planet e tij qe te aktivizoje lojtare pergjithesisht nga te rinjte, te cilet pretendojne qe te veshin ne te ardhmen fanellen kuqezi. Jane piketuar disa lojtare nga kampionati shqiptar emrat e te cileve, do te publikohen te shtunen dhe do te qendrojne ne stol gjate sfides me Malin e Zi, per te luajtur nje jave me vone. Kroati pas dy ndeshjeve miqesore pritet te jape vleresimet e para te punes se tij gjashte mujore, sa i perket rinovimit te kombetares se Shqiperise.